Cristiano Ronaldo mbyll problemet në Spanjë, ja sa do të paguajë për...

Cristiano Ronaldo mbyll problemet në Spanjë, ja sa do të paguajë për organet fiskale

92
0
Shares

Cristiano Ronaldo mbyll problemet e tij me Agjencinë Tatimore Spanjolle, pas akuzave për evazion fiskal. Futbollisti i ri i Juventusit ka arritur të bëjë një pakt me Prokurorinë dhe organet fiskale spanjolle, duke pranuar që të paguajë një gjobë prej 18.8 milionë eurosh (saktësisht 14.768.897 euro) dhe të vuajë në liri edhe dënimin prej dy vitesh burg.

Ky akord mes palëve është konfirmuar edhe nga instancat ligjore. Ndaj, tani e në vazhdim, portugezi 33-vjeçar mund të nisë i qetë aventurën e tij të re në Itali, me bluzën e Juventusit.

Kujtojmë që ndaj Ronaldos u ngritën 4 akuza, për evazion të kryer në katër vite të ndryshme, por edhe pse vetë futbollisti në vitin e kaluar u deklarua se nuk ishte në dijeni të kësaj, në fund ka mbyllur gjithçka me shtetin spanjoll dhe tashmë do të mund të largohet nga Madridi në paqe dhe pa asnjë detyrim ndaj shtetit spanjoll.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY