Ndodh edhe kështu/Kopshti zoologjik lyen me bojë gomarin, e shet si zebër...

Ndodh edhe kështu/Kopshti zoologjik lyen me bojë gomarin, e shet si zebër për të tërhequr vizitorët

252
0
Shares

Një kopsht zoologjik në Egjipt ka gjetur një mënyrë interesante për të tërhequr vizitorë duke lyer me ngjyra gomarin që të duket si zebër.

“Kurthi” u zbulua nga studenti Mahmoud A.Sarhani që vizitoi parkun e Kairos dhe fotografia u bë virale në internet.

Përdoruesit vunë re se kishte veshë të gjatë që ngajnin më shumë me të gomarit dhe disa shenja të zeza ishin përhapur në fytyrë dhe në qafë.

“Që me shikim të parë e kuptova që ishte një gomar dhe jo një zebër, pasi unë jam një artist. I njoh konstruktet dhe karakteristikat e të dyja kafshëve ndaj edhe lehtësisht dola në këtë konkluzion”, tha vetë autori i fotove.

Shumë veterinerë shkuan për të konfirmuar rastin dhe thanë që kafsha është gomar.

Pavarësisht kësaj, kopshti zoologjik nuk e pranoi këtë gjë dhe vazhdon me idenë se ‘zebra’ nuk është gomar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY