Arrestohet maqedonasi në Elbasan, do të shiste 500 Euro një pistoletë

Arrestohet maqedonasi në Elbasan, do të shiste 500 Euro një pistoletë

371
0
Shares

Një shtetas maqedonas është arrestuar në Elbasan pasi akuzohet se do të shiste pistoleta kundrejt shumës 500 euro copa.

Operacioni policor u kodua “Uraka1” .

Personi i arrestuar është 32 vjeçari nga Maqedonia me banim në Kosovë,  Ylber Suma.

“Në  vendin e quajtur fshatin Urake, qyteti i Prrenjasit është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:  Ylber Suma, 32 vjeç, lindur në Shkup, Maqedoni dhe banues në fshatin Dimcë, komuna Hani i Elezit, Kosovë. Pasi gjatë  kontrollit te automjetit tip “Alfa Romeo” me targa SK3771AD, të cilin e drejtonte vetë , policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:2 armë zjarri tip pistoletë dy krehëra,  dhe 5 fishekë.

Ky shtetas këto armë zjarri bashkë me municionet përkatëse, i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia, me qëllim për ti shitur ato me pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 Euro copa (pistoleta)” informoi policia e Elbasanit

Policia kishte marrë informacione në rrugë operative-ligjore dhe operacioni u finalizua nga ana e Specialistëve  të Hetimit të Krimeve dhe Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan

Materialet i kaluan Prokurorisë  Pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake” të  parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY