Konfirmohet se dy vajzat e vogla binjake janë viktima të zjarrit të madh të 23 korrikut që ra në lindje të Atikës.
Mediat britanike shkruajnë se Sophia dhe Vasiliki Philippopoulos janë gjetur të përqafuara me gjyshin e gjyshen e tyre.
Vajzat kishin shkuar tek gjyshërit në Atikë.
Kërkimet u intensifikuan kur babai tha se kishte parë vajzat ndërsa hipnin në një anije në portin e Rafinës, të hënën në mbrëmje.
Më 27 korrik prindërve iu kërkua kampionët e ADN-së si dhe iu vendosën përpara sende personale të vajzave.
Disa orë më vonë u konfirmua se dy vajzat kishin humbur jetën në natën tragjike, të përqafuar nga gjyshërit e tyre të cilët nuk i ishin ndarë për asnjë moment.
Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 88.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/