Siguria ushqimore, bllokohet 331 kg mish në Përmet dhe Burrel, therej në...

Siguria ushqimore, bllokohet 331 kg mish në Përmet dhe Burrel, therej në kushte …..

275
0
Shares

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar 331 kg mish në Përmet dhe Burrel për shkak të kushteve të rënda higjeno – sanitare ku kryheshin aktivitetet ilegale.

Konkretisht, në Përmet u kap në flagrancë shtetasi, Astrit Liçaj i cili kryente therje të jashtëligjshme, në një ambient të paregjistruar (në oborrin e shtëpisë së tij) dhe këtij të fundit i’u konfiskua sasia e mishit të gjetur prej 21 kg si dhe i’u sekuestruan veglat e punës: 3 thika, 1 hanxhar dhe 6 çengela.

Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës (3 thika, 1 hanxhar dhe 6 çengela.), u morën edhe masat administrative me gjobë në vlerën 200.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.

Ndërsa, trupa inspektuese e DRAKU, Dibër ka konstatuar se shtetasi Ilir Lleshi therte në mënyrë të jashtëligjshme produktin mish. Në momentin e kontrrollit u konstatua produkti mish pa vulë si dhe të pa shoqëruar me certifikatë veterinare. Këtij subjekti i’u bllokua 310 kg mish përkatësisht: mish vici 275 kg, mish qingji 35 kg si , 6 krere gjedh ku 3 prej tyre ishin pa matrikuj.

Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës (cengelat, thika, trung mishi dhe peshore), u morën edhe masat administrative me gjobë në vlerën 400.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY