PD përshendet vendimin e Presidentit, Zhupa: Veliaj kukull ne duart e mafias

PD përshendet vendimin e Presidentit, Zhupa: Veliaj kukull ne duart e mafias

106
0
Shares

Partia Demokratike nëpërmjet zëdhenses së saj ka reaguar pas vendimit të kreut të shtetit për mosdekretimin e ligjit të teatrit.

Zedhënsja Ina Zhuipa shprehet në deklaraten e saj sePartia Demokratike e konsideron vendimin e Presidentit si një akt të përgjegjshëm në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të trashëgimisë kultorore, në mbrojtje të interesit publik për të mos lejuar shkatërrimin dhe grabitjen me ligj të pasurisë kombëtare”. “Këmbëngulja e Erion Veliajt për zbatimin e projektit korruptiv të Edi Ramës është provë se ai është një kukull në duart e mafias së ndërtimit dhe mafias së drogës, që kanë planifikuar pastrimin e parave të pista në Qendrën Historike të Tiranës”, thuhet në deklaraten e PD.

Ja deklarata e zedheneses se PD, Ina Zhupa:

Partia Demokratike përshendet vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për rrëzimin e ligjit antikushtetues për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe grabitjes së pronës publike për projektin kriminal të ndërtimit të kullave me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit.

Partia Demokratike e konsideron vendimin e Presidentit si një akt të përgjegjshëm në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të trashëgimisë kultorore, në mbrojtje të interesit publik për të mos lejuar shkatërrimin dhe grabitjen me ligj të pasurisë kombëtare.

Vendimi i Presidentit është një provë tjetër se projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar është një akt i paligjshëm i babëzisë së Edi Ramës, Erion Veliajt dhe mafias së ndërtimit, që nuk ka asnjë lidhje me nevojën për një Teatër të Ri. Sa herë ligji të triumfojë mbi mafian, Edi Rama dhe Erion Veliaj do të zhgënjehen! Propaganda e dalë boje e Erion Veliajt është e pafuqishme për të mbuluar të vërtetën se ai është sekseri I Edi Ramës në aferën e të paktën 200 milionë eurove. Qëndrimi zyrtar i Presidentit të Republikës është këmbanë e fortë alarmi se Kryetari i Bashkisë së Tiranës është në krye të grupit kriminal për zbatimin e projektit mafioz të kullave tek Teatri. Për shkeljet flagrante të ligjit dhe Kushtetutës të evidentuara nga Presidenti, një drejtësi e pavarur do ta kishte çuar sot në burg Erion Veliajn për të paktën dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Këmbëngulja e Erion Veliajt për zbatimin e projektit korruptiv të Edi Ramës është provë se ai është një kukull në duart e mafias së ndërtimit dhe mafias së drogës, që kanë planifikuar pastrimin e parave të pista në Qendrën Historike të Tiranës. Erion Veliaj ka dhënë prova të mjaftueshme se për interesa të mafias dhe përfitimeve korruptive, nuk kursen as jetën e fëmijëve. Qytetarët e Tiranës e dinë se Erion Veliaj është përgjegjësi për mbulimin e vrasjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës. Qytetarët e Tiranës e dinë se propaganda e Erion Veliajt nuk mbulon dot faktin se Projektet e Unazës së Re, Pazarit të Ri dhe Bulevardit të Ri, të nisura nga Lulzim Basha, u penguan dhe u sabotuan qëllimisht nga Edi Rama dhe Erion Veliaj për t’I shndërruar nga projekte në dobi të qytetarëve, në projekte në shërbim të interesave të oligarkëve.

Qytetarët e Tiranës e mbajnë mend mirë se ishte këmbëngulja e Partisë Demokratike që frenoi projektin shkatërrues të Liqenit me kulla, i fshehur pas parkut të lodrave të fëmijëve. Qytetarët e Tiranës duhet ta dijnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk kanë hequr dorë nga projekti i kullave tek Parku, për të cilin kanë nxjerrë vendim qeverie për zhvendosjen e Gardës së Republikës. Modeli i Erion Veliajt nuk është model i zhvillimit, por është simbol i mashtrimit dhe abuzimit me pushtetin. Ky model po braktiset çdo ditë nga qytetarët! Prandaj Erion Veliaj dhe shefi I tij Edi Rama, sot kanë aleatë vetëm mafian e ndërtimit dhe drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY