Një 117- vjeçare e cila vdiq të dielën (22 korrik) ishte njeriu më i vjetër në botë që ka arritur këtë moshë, konfirmon Rekordi botëror Guinness.
Gruaja vdiq ndërsa Guinnes po i lëshonte çertifikatën si personi më i vjetër femër gjallë.
Ajo kishte lindur më 2 maj, 1901 dhe kur vdiq ishte 117 vjet e 81 ditë.
Familja e saj e quante “perëndeshë” dhe e vlerësonin si një grua shumë të qetë dhe që sillej mirë me të tjerët.
Ushqimet e preferuara të saj ishin sushi me ngjala dhe ushqime të ëmbla.
Ndërkohë burri më i vjetër në Japoni Masazo Nonaka, të mërkurën ka festuar ditëlindjen e 113-të.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/