Mos miratoni ligjet antikushtetuese të Ramës, Mediu thirrje Metës e Zaganjorit

Mos miratoni ligjet antikushtetuese të Ramës, Mediu thirrje Metës e Zaganjorit

99
0
Shares

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i ka bërë thirrje kreut të shtetit Ilir Meta dhe kreut të Gjykatës së Lartë Zaganjori që të mos miratojnë asnjë ligj të qeverisë që bie ndesh me Kushtetuten e vendit.

Ja kërkesa e kreut të PR:

Thirrje  për Presidentin e Republikës z.Meta:

Thirrje per Kryetarin e Gjykates se Larte Xhezair Zaganjori:

Të mos dekretojë asnjë ligj të miratuar në Kuvend, i cili kontestohet për mospërputhje me kushtetutën nga opozita. Presidenti është garant i Unitetit të popullit. Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës, në mungesë të saj Presidenti duhet të garantoj unitetin në mbrojtje të Kushtetutës.

Do i bëja thirrje z.Zaganjori, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë të flasë,  si gjyqtar me eksperiencë për pasojat e mosfunksionimit të kësaj gjykate dhe rrënimit të gjyqësorit, po ashtu duhet te bertase kryetari I Gjykates Kushtetuese.

Pa gjykatë kushtetuese një Parlament normal do pushonte së funksionuari, sepse ndryshe ai kthehet siç është kthyer në noter të krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Gjykata e Lartë për shkak të bllokimit ka 26000 dosje pa shqyrtuar kjo është e papranueshme mosfunksionimi i kësaj Gjykate do thotë cenim i drejtpërdrejtë i të drejtave civile dhe penale të qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY