Alibeaj:Rama projekt mafioz për kapjen e drejtësisë, prandaj hesht përballë fakteve zyrtarë...

Alibeaj:Rama projekt mafioz për kapjen e drejtësisë, prandaj hesht përballë fakteve zyrtarë të Vettingut

102
0
Shares

“Projekti mafioz për kapjen e drejtësisë është arsyeja pse Edi Rama hesht përballë fakteve zyrtare se Vetting-u nuk po pastron Pallatin e Drejtësisë nga të korruptuarit”.

Kështu ka denoncuar sot nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Aibeaj, duke ju rikthyer sërish rasti të gjyqtarit Igli Toska, i cili kaloi Vetting-un, megjithëse institucionet rekomandonin ndryshe.

 

Deklarata e plotë

Partia Demokratike tregoi dje me fakte, bazuar në raportin zyrtar të shërbimeve inteligjente sesi organet e Vetting-ut po konfirmojnë në detyrë gjyqtarë të kapur në flagrancë me përgjime në afera korruptive.

Gjyqtari Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor është vlerësuar nga institucionet përgjegjëse dhe shërbimet inteligjente si i papërshtatshëm me detyrën dhe duhej shkarkuar nga organet e Vetting-ut.

Ky fakt tregon se organet e Vetting-ut po mbajnë në sistem gjyqtarë të korruptuar sipas urdhrave të Edi Ramës, i cili hesht dhe fshihet përballë provave të qarta që zbulojnë çdo ditë projektin mafioz të tij për kapjen e drejtësisë nëpërmjet gjyqtarëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.   

Në 10 prill 2018 institucionet përgjegjëse i kanë përsëritur organeve të Vetting-ut papërshtatshmërinë e gjyqtarit Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në raportin zyrtar, institucionet që verifikojnë pastërtinë e figurës, i kujtojnë organeve të Vetting-ut se “përfshirja e këtij gjyqtari në veprime korruptive është përcaktues i integritetit profesional të tij dhe që tregon për pastërtinë e figurës së çdo gjyqtari dhe prokurori”.  

Si ka mundësi që Edi Rama nuk shqetësohet kur një gjyqtar i kapur në përgjime në aferë korruptive, jo vetëm nuk u shkarkua nga detyra, por iu hap rruga për të kandiduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, që është qeveria e gjyqësorit?!

Si ka mundësi që ai u shet shqiptarëve për pastrim të Pallatit të Drejtësisë procesin që konfirmon në detyrë gjyqtarë të korruptuar?!

Edi Rama do të vazhdojë të heshtë për këto pyetje dhe për faktet e bëra publike, sepse tani maska e tij si reformator i drejtësisë ka rënë! 

Shqiptarët po shohin çdo ditë se Edi Rama është arkitekti i farsës me Vetting-un, sepse atij i duhen gjyqtarët e korruptuar për zbatimin e projektin mafioz të kapjes së sistemit të drejtësisë për ta vënë atë në shërbim të mbrojtjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar, më të cilin qeveris vendin.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY