Si do të jetë moti gjatë muajit Gusht, vjen paralajmërimi i sinoptikanëve

Si do të jetë moti gjatë muajit Gusht, vjen paralajmërimi i sinoptikanëve

288
0
Shares

Për sa i përket parashikimit të motit mbi territorin e Shqipërisë gjatë ditëve të fundit të korrikut, meteoalb bën me dije se fundjava mbetet me kthjellime në gjithë Shqipërinë deri në orët e pasdites kur vranësirat shtohen në zonat malore ku priten rrebeshe të përkohshme shiu ndërsa shira të izoluar rrezikojnë zonat Qendrore.

Dy ditët e fundit të muajit, paraqiten në kushte të ngjashme atmosferike.

Temperaturat janë rritur lehtë dje dhe sot por rritje të ndjeshme sjell mesdita e së dielës, rritje që vijon dhe javën e parë të gushtit.

Fusha termike nga e diela dhe në vijim duke përfshirë edhe javën e parë të muajit gusht, do të ushqehet nga masa ajrore të nxehta të kontinentit Afrikan të cilat rritin ndjeshëm temperaturat mbi Shqipëri ku pritet që periudha 29 korrik – 5 gusht të shënojë vlerat termike më të larta të vitit 2018; sigurisht pa marrë në konsideratë 20-ditët e fundit të gushtit që përkojnë dhe me fundin e stinës së verës, për të cilat ka sinjale të forta që sjellin temperatura pranë vlerave tipike të gushtit; nuk përjashtohet mundësia e ndonjë 3-ditëshi ku temperaturat ngjiten mbi 36°C.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY