Nisma për dhurimin e gjakut/Meta viziton Divjakën, djepin e talasemisë

Nisma për dhurimin e gjakut/Meta viziton Divjakën, djepin e talasemisë

130
0
Shares

Në kuadër të nismës për dhurimin e gjakut, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u ndal në qytetin e Divjakës.

Meta falenderoi Kryetarin e bashkisë, Fredi Kokoneshi, që ju përgjigj kauzës së dhurimit të gjakut dhe të gjithë punonjësit e administratës dhe të institucioneve në vartësi të Bashkisë.

“Kjo seancë dhurimi gjaku ka për qëllim t’u vijë në ndihmë kryesisht të sëmurëve talasemikë. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të shëndetshëm të zonës së Divjakës, Lushnjës, Fierit, Beratit, zona ku përqindja e talasemisë është më e lartë, të bëhen dhurues të rregullt të gjakut për të ndihmuar të gjithë bashkëqytetarët e tyre.

Ju bëj thirrje të konsultohen me mjek dhe të bëjnë analizat përkatëse për të parë nëse janë mbartës të talasemisë apo jo. Është thelbësore të kemi një politikë të fortë parandalimi të sëmundjes.

Është shumë e rëndësishme t’u japim informacion fëmijëve dhe të rinjve, që në bankat e shkollës, mbi gjakun, talaseminë, parandalimin e saj, nevojën e dhurimit të gjakut etj, në mënyrë që të ulim numrin e të sëmurëve me talasemi. Të punojmë të gjithë së bashku dhe të ndërmarrim fushata të vazhdueshme sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi mbi këtë çështje me rëndësi jetike”, Ilir Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY