Gjykata vendos arrest me burg për biznesmenin Lulzim Kulla

Gjykata vendos arrest me burg për biznesmenin Lulzim Kulla

150
0
Shares

Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur “Arrest me burg” për Lulzim Kullën i cili u arrestua dy ditë më parë me pasaportë false në Kakavijë. Gjithashtu raportohet se Kulla është dënuar nga gjykata italiane me 12 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Biznesmeni 42-vjeçar nga Shkodra Lulzim Kulla u ndalua pasi kontrollorët në Kakavijë zbuluan se udhetonte drejt Greqisë me një pasaportë të falsifikuar me inicialet A.D.

Kulla ishte pasagjer në një automjet tip Audi që udhetonte drejt Greqisë me identitetin e falsifikuar. Në janar të këtij viti biznesmenit Lulzim Kulla i bënë atentat në Shkodër, ku mbetën të plagosur disa qytetarë.

Emri i biznesmenit Lulzim Kulla është mjaft i njohur për Policinë e Shkodrës. 42-vjeçari konsiderohet si një prej “të fortëve” të qytetit dhe ka disa precedentë penalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY