Paralajmëron ambasadorja franceze: Reforma në Drejtësi do prekë postet më të larta

Paralajmëron ambasadorja franceze: Reforma në Drejtësi do prekë postet më të larta

137
0
Shares

Nga qyteti i Korçës, ambasadorja e Korçës, Christine Vasak u shpreh se reforma në drejtësi do të prekë edhe nivelet më të larta të sistemit gjyqësor.

Sipas saj Gjykata Kushtetuese duhet të vihet në funksion sa më shpejt të jetë e mundur dhe e gjithë klasa politike e di këtë.

“Këshilli i Evropës ka bërë një rekomandim në 26 qershor dhe perspektiva e negociatave duhet të bëhet realitet deri qershorin e vitit të ardhshëm. Kjo supozon që reformat duhet të vazhdojnë dhe reforma në drejtësi duhet të përfundojë.

Duhet të funksionojë shkolla e Magjistraturës, të cilën ne e kemi mbështetur prej fillimit. Ne besojmë në një Magjistraturë të formuar mirë, kurajoze, që vepron sipas ligjit. Kjo supozon të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar. Rruga është e qartë dhe duhet punuar për realizimin e reformave”, tha ambasadorja.

Vasak ka pasur një takim në bashki me kryetarin Sotiraq Filo, ku është biseduar për marrëdhëniet shumë të mira tradicionale të Korçës me Francën dhe për mundësi të reja bashkëpunimi në aspektin kulturor, arsimor dhe fusha të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY