Presidenti Meta, urim të vecantë për Lorik Canën në 35-vjetorin e lindjes

Presidenti Meta, urim të vecantë për Lorik Canën në 35-vjetorin e lindjes

131
0
Shares

Ish- kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana feston 35 vjetorin e lindjes.

Një mesazh urimi për Canën bëri edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai jep një urim të përzemërt për atë që e quan një njeri të veçantë

“Mirëmëngjes të dashur miq! Kam kënaqësinë ta nis ditën me një urim të përzemërt për një njeri të veçantë e të dashur për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë. Sot në ditëlindjen e tij të 35 i uroj Lorik Canës kapitenit tonë kuq e zi që udhëhoqi kombëtaren tonë drejt arritjes më të madhe historike të kualifikimit në Europianin 2016 edhe të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë.

Urime edhe familjes së mrekullueshme të Lorikut që e ka mbështetur aq shumë në sakrificat dhe arritjet e tij”, shkruan Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY