Petrit Vasili cudit, ka afat për marrëveshje deri në të hënën në...

Petrit Vasili cudit, ka afat për marrëveshje deri në të hënën në 12 të natës

107
0
Shares

Kreu i LSI e njëhkosisht ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka çuditur jo pak sot në mesditë ndërsa kërkoi që palët politike të ulen e të gjejnë zgjidhje deri sonte në mesnatë.

Kryeministri Rama deklaroi dje se afati për ndonjë marrëveshje të mundshme skadonte prej nisjes së të hënës, aleati i tij më i madh thotë se ka kohë edhe 24 orë të tjera.

“Dy aktoret kryesore Rama e Basha te finalizojnë përpjekjet para orës 24 të kësaj të hënë. Kreu i LSI-se theksoi se politika e ka të lehtë zgjidhjen, por i mungon vullneti. Që nga kjo orë deri në 12:00 të darkës do të keni lajme politike, do ti prodhojmë me bollëk, por do të doja të prodhonin zgjidhje jo vetëm fjalë të ditës”.

Deklaratat ministri i drejtësisë PetritVasili i beri ne nje aktivitet per shërbimin e provës lidhur me “Rehabilitimin e të Dënuarve te mitur”, ndërkohë që nuk dha detaje të tjera ligjore që bënin të mundur legalizimin e ndonjë marrëveshjeje politike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY