Pas tmerrit mes flakëve, Greqia rrezikohet seriozisht nga përmbytjet

Pas tmerrit mes flakëve, Greqia rrezikohet seriozisht nga përmbytjet

84
0
Shares

Pas zjarreve qe morën jetën e dhjetra njerëzve dhe plagosen qindra te tjerë, Greqia rrezikohen edhe te përmbytet. Paralajmërimi vjen nga autoritetet bullgare, te cilët bëjnë me dije se Greqia dhe Turqia mund të përballen me përmbytje pas reshjeve të mëdha që priten të tejfryjnë shtretërit e lumenjve Arda dhe Maritsa, që rrjedhin në territoret e tyre.

Ky paralajmërim vjen ndërkohë që shërbimet greke të emergjencave po luftojnë me flakët në katastrofën më të madhe të viteve të fundit, si pasojë e zjarreve në kryeqytetin Athinë. Ministria e Jashtme Bullgare ka njoftuar se Diga Ivailovgrad, në lumin Arda, që rrjedh ne lindje te Greqise, ka shumë gjasa të tejmbushjet nga shirat që mund të bien gjate ditëve te ardhshme, ditët e ardhshme për shkak të reshjeve që mund të bien.

Vete autoritetet bullgare kanë shpallur gjendjen e emergjencës në disa bashki pas shirave të rrëmbyeshëm, ku një person humbi jetën pasi u rrëmbye nga ujërat e përmbytjeve. Edhe ne korrik te vitit te kaluar Greqia u godit nga nje stuhi e forte duke bere qe autoritetet te evakuojnë dhjetra persona ne disa zona te Selanikut, ndërsa shume hotele dhe makina u permbyten nga reshjet e rrëmbyera./b-web

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY