Pavarsisht apelimit, shkarkohet përfundimisht gjyqtari Besim Trezhnjeva

Pavarsisht apelimit, shkarkohet përfundimisht gjyqtari Besim Trezhnjeva

132
0
Shares
Besim Trezhnjeva ne seancen e KPK-se

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin Besim Trezhnjevën, duke e shkarkuar atë përfundimisht nga detyra.

Vendimi për shkarkimin e Trezhnjevës u mor nga trupa gjykuese Ardian Hajdari, relator Luan Daci dhe Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin Besim Trezhnjeva në prill pasi nuk justifikoi pasurinë.

Vendimi i Komisionit të Posaçëm të Apelimit

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Ardian Hajdari, relator Luan Daci dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, sot, më datë 26.07.2018, ora 10:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66/1 gërma “a” të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

 Lënien në fuqi të vendimit N14 datë 13.04.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit z. Besim Trezhnjeva. Ky vendim është përfundimtar, i formës se prerë dhe hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

 U shpall sot, në Tiranë më datë 26.07.2018.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY