Përcillet me ceremoni polici Myslim Bakëri

Përcillet me ceremoni polici Myslim Bakëri

367
0
Shares

U zhvilluan sot homazhe në nder të Punonjësit të Policisë Myslim Bakëri i cili humbi jetën pasi u aksidentua me mjetin e policisë disa ditë më parë duke qenë në detyrë. Homazhet u kryen në gjatë paradites në ambientet e Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani” në Berat.

Në ceremoninë e lamtumirës morën pjesë Zv. Ministri Brendshëm z.Julian Hodaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Departamentit për Sigurinë Publike.

Drejtori Vendor i Policisë Berat Artion Duka, sëbashku me stafin e tij, përfaqësues nga institucionet vendore, Zv. kryetari i Bashkisë, Prefekti i Qarkut, Kryeprokurorja e Rrethit, koleg, miq, dashamirës dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në homazhe në nder të kujtimit të punonjësit të Policisë Bakëri.

Pas homazheve punonjësi i Policisë Inspektor Myslim Bakëri është përcjellë për në banesën e fundit, ku Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat Drejtues Artion Duka gjatë fjalës së lamtumirës në emër edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe të kolegëve ka vlerësuar figurën dhe përkushtimin në punë të punonjësit të Policisë Bakëri.

Shembulli i Inspektor Myslim Bakëri dhe gjaku i derdhur nga qindra Dëshmorë të Policisë ndër vite, përbëjnë një burim frymëzimi dhe një arsye më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vazhduar më me vendosmëri punën dhe përpjekjet për të garantuar siguri dhe për të qenë gjithmonë në shërbim të të gjithë komunitetit.

Punonjësi i Policisë Rrugore Myslim Bakëri, kishte një karrierë 42-vjeçare në Policinë e Shtetit, ku gjatë gjithë këtyre viteve ka punuar me përkushtim e ndershmëri.

Efektivi i policisë rrugore të qarkut Berat,Myslym Bakeri vdiq 10 dite pas nje aksidenti gjate sherbimit.

Bakeri ishte në krye të detyrës me mjetin e policisë rrugore, duke patrulluar në aksin Ure Vajgurore-Kuçovë,kur u përplas me një mjet tjetër tip “Volsvagen”.

Pas përplasjes,të dyja mjetet dolën jashtë rruge dhe përfunduan ne kanal.

Efektivi Bakeri,u dergua me urgjence drejt Spitalit te Traumes ne Tirane,ku mengjesin e sotem nderroi jete.

Funksioni i tij ne policine e shtetit ishte: “Trup shërbimi ne sektorin e qarkullimit rrugor” te Policise Rrugore ne Drejtorine e Policise se Qarkut Berat.

Ceremonia e lamtumirës së punonjësit të Policisë Rrugore Inspektor Myslim Bakëri

BeratCeremonia e lamtumirës së punonjësit të Policisë Rrugore Inspektor Myslim Bakëri, i cili humbi jetën në detyrë.Gjatë paradites së datës 26.07.2018, në ambientet e Pallatit të Kulturës "Margarita Tutulani" u zhvilluan homazhe në nder të Punonjësit të Policisë Myslim Bakëri i cili humbi jetën pasi u aksidentua me mjetin e policisë disa ditë më parë duke qenë në detyrë.Në ceremoninë e lamtumirës morën pjesë Zv. Ministri Brendshëm z.Julian Hodaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Departamentit për Sigurinë Publike.Drejtori Vendor i Policisë Berat Artion Duka, sëbashku me stafin e tij, përfaqësues nga institucionet vendore, Zv. kryetari i Bashkisë, Prefekti i Qarkut, Kryeprokurorja e Rrethit, koleg, miq, dashamirës dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në homazhe në nder të kujtimit të punonjësit të Policisë Bakëri.Pas homazheve punonjësi i Policisë Inspektor Myslim Bakëri është përcjellë për në banesën e fundit, ku Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat Drejtues Artion Duka gjatë fjalës së lamtumirës në emër edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe të kolegëve ka vlerësuar figurën dhe përkushtimin në punë të punonjësit të Policisë Bakëri. Shembulli i Inspektor Myslim Bakëri dhe gjaku i derdhur nga qindra Dëshmorë të Policisë ndër vite, përbëjnë një burim frymëzimi dhe një arsye më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vazhduar më me vendosmëri punën dhe përpjekjet për të garantuar siguri dhe për të qenë gjithmonë në shërbim të të gjithë komunitetit.Punonjësi i Policisë Rrugore Myslim Bakëri, kishte një karrierë 42-vjeçare në Policinë e Shtetit, ku gjatë gjithë këtyre viteve ka punuar me përkushtim e ndershmëri.I përjetshëm qoftë kujtimi tij!

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 26 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY