Dashamir Gjika lë qelinë, kthehet në shtëpi

Dashamir Gjika lë qelinë, kthehet në shtëpi

434
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda dërgoi në shtëpi sot Dashamir Gjikën, ish drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve, i përfshirë në administratë si zyrtar i lartë politik i LSI, kreu i kësaj partie në Elbasan.

Dashamir Gjika mori sot masëne arrestit me burg në shtëpi nga Gjykata. Vendimi u dha nga gjykatësja Iliriana Olldashi.

Gjika akuzohet për abuzime në shuma të mëdha për rrugën Elbasan-Tiranë dhe rrugën Elbasan –Gjinar.

Arrestimi:

Dashamir Gjika dhe Andi Toma, dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve u arrestuan në shkurt të vitit 2018 me urdhër të Prokurorisë për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Bashkë me dy ish-zyrtarët e lartë në pranga kanë rënë edhe  Rexhep Tarba (mbikqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa, Kujtim Hysa dhe Rezarta Bokçiu për të cilën është vendosur nga gjykata masa e arrestit të shtëpisë.

Në këtë çështje akuzohen gjithsej 11 persona për të cilët prokuroria ka kërkuar caktimin e masave të sigurisë në gjykatë.

Mes të akuzuarve, veç dy ish-drejtorëve janë edhe ish-vartës të tyre në drejtorinë e rrugëve por edhe katër përfaqësues të kompanive që kanë kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan.

Arrestimet janë kryer pas hetimit që zhvilloi prokuroria e Elbasanit në lidhje me kallëzimin e bërë nga ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri më 19 dhjetor 2017. Ky i fundit kërkoi hetimin e çështjes pas auditit të zhvilluar për rrugën Tiranë-Elbasan ku u gjetën 5.3 miliardë lekë të vjetra dëme financiare.

Gjykata e Elbasanit ka lëshuar urdhër arresti edhe për kalibruesit që kanë firmosur marrjen në dorëzim të punimeve jashtë cilësisë dhe përtej afateve ligjore të rrugës Elbasan-Gjinar për të cilën prokuroria thotë në vendim se nuk është realizuar si vepër pavarësisht fondeve të shpenzuara.

Dy ish-drejtorët dhe vartësit e tyre janë arrestuar pas hetimit të prokurorisë së Elbasanit, lidhur me kallëzimin e bërë nga ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, në muajin dhjetor.

Ministri kërkoi hetimin e çështjes pas auditit të zhvilluar për rrugën Tiranë-Elbasan ku u gjetën 5.3 miliardë lekë të vjetra dëme financiare.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY