PD akuza televizionit Top Channel, censuron opoziten

PD akuza televizionit Top Channel, censuron opoziten

123
0
Shares

Partia Demokratike ka akuzuar Top Channel si një televizion imoral dhe të turpshëm.Reagimi i selisë blu ka ardhur pasi TCH ka censuruar të gjitha deklaratat e bëra ditën e sotme nga deputetët dhe përfaqësues të PD-së.

Ja deklarata e plotë e Partise Demokratike

Televizioni Kombëtar Top Channel shënoi sot një rekord  sa imoral, aq edhe joligjor, duke censuruar plotësisht opozitën dhe duke mos transmetuar asnjë sekondë nga aktiviteti i Partisë Demokratike.

Kjo linjë editoriale bie në kundërshtim me parimet kryesore të gazetarisë për informimin e pavarur të publikut, si dhe me ligjet në fuqi për operatorët televizivë.

Ligji për median audiovizive e ndalon televizionin kombëtar Top Channel që, pronën publike, në këtë rast frekuencën kombëtare, ta trajtojë si një dyqan privat që përzgjedh mallin për shitje.

Ligji e detyron Top Channel dhe çdo televizion tjetër të transmetojë lajmet me vërtetësi dhe të sigurojë që trajtimi i çështjeve me interes publik të jetë i drejtë për subjektet e interesuara.

Qëndrimi i opozitës për klimën armiqësore ndaj biznesit, për  zhbërjen e reformës në drejtësi nga Edi Rama dhe kthimin e  vettingut në proces politik që konfirmon gjyqtarë të korruptuar dhe në shërbim të Edi Ramës, siç ishte sot rasti i Ardian Dvoranit, janë çështje me interes shumë të lartë publik, por të censuruar nga televizioni kombëtar Top Channel.

Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare ta shënojnë censurën e opozitës nga Top Channel si një rekord flagrant të një mediaje të kapur, që i shërben interesave personale të drejtuesve të saj dhe të qeverisë.

Partia Demokratike i bën thirrje mbështetësve të saj dhe qytetarëve, që duan të informohen me vërtetësi, të bojkotojnë Top Channel, si televizion që, në shkelje flagrante të licencës kombëtare, nuk i shërben interesit publik!

Bashkëngjitur foto e takimit mes Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, me anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY