Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deklarata e Bardhit. Ja për kë po e bllokon Rama reformën në drejtësi

25/07/2018
Deklarata e Bardhit. Ja për kë po e bllokon Rama reformën në drejtësi
Share on FacebookShare on Whatsapp

‘Edi Rama po zhbën reformën në drejtësi për të rikthyer institucionet e kalbura të sistemit të vjetër të drejtësisë’.

Deklarata është bërë gjatë pasdites së sotme nga Këshilltari Ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi.

Në deklaratën e tij, ish-ministri i Drejtësisë Bardhi shprehet se Rama po e bllokon reformën në Drejtësi, që ai dhe miqtë e tij të mos hetohen.

‘Që Tahiri, Xhafaj, Gjiknuri, Ahmetaj, Veliaj, Dako, Sejdini, Habilajt dhe Balilajt t’i shpëtojnë drejtësisë’, tha Gazmend Bardhi gjatë deklaratës së tij nga selia e PD.

Ja deklarata e plotë e këshilltarit ligjor të PD, Gazment Bardhi:

Ministrja e Drejtësisë u përpoq të mbrojë me propagandë dhe sulme kundër opozitës përpjekjen e Edi Ramës për të bllokuar reformën në drejtësi me qëllimin e vetëm bllokimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të hetojë qeveritarët e korruptuar dhe krimin e organizuar.

Ligji për Shkollën e Magjistraturës është provë e qartë sesi Edi Rama po zhbën reformën në drejtësi, sepse ky ligj është kthim mbrapa tek institucionet e kalbura të sistemit të vjetër të drejtësisë.

Nuk bëhet fjalë për disa studentë, por nëpërmjet këtij ligji, Edi Rama kërkon t’i japë fuqi për emërimin e gjyqtarëve Këshillit të Lartë të Drejtësisë, një institucion që reforma në drejtësi e shkriu si ngrehinën më të korruptuar në vend.

Rikthimi i Edi Ramës tek institucionet e kalbura të drejtësisë pengon ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga të cilët varet ngritja e Prokurorisë dhe Gjykatës Antikorrupsion.

Edi Rama po bllokon zbatimin e reformës në drejtësi që ai vetë të mos hetohet për korrupsion, për pastrim parash, për lidhje me krimin e organizuar. Që Tahiri, Xhafaj, Gjiknuri, Ahmetaj, Veliaj, Dako, Sejdini, Habilajt dhe Balilajt t’i shpëtojnë drejtësisë.

Këtij projekti po i shërben edhe konfirmimi në detyrë i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Përdorimi politik i vettingut po rrënon besimin e shqiptarëve tek reforma në drejtësi.

Në vend të akuzave dhe sulmeve të dala boje kundër opozitës, Edi Rama duhet t‘u thotë shqiptarëve se pse vettingu i kapur prej tij ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, pavarësisht rekomandimit të Operacionit ndërkombëtar të Monitorimit për shkarkimin e tyre.

Si po pastrohet pallati i drejtësisë, kur vettingu i kapur prej tij konfirmoi në detyrë:

  • Gjyqtarë dhe prokurorë që kanë deklaruar vila në pronësi të fëmijëve të tyre të mitur, të dhuruara nga prindërit pensionistë;
  • Gjyqtarë dhe prokurorë të cilëve u janë zbuluar prona në bregdet në emër të vëllezërve
  • Gjyqtarë e prokurorë që kanë blerë pasuri të paluajtshme duke u marrë borxh familjarëve pa të ardhura dhe që banka u ka sekuestruar shtëpinë për mospagim kredie.
  • Gjyqtarë e prokurorë të kapur në flagrancë në përgjime në afera korruptive.

PD nuk do të pranojë bllokimin e reformës në drejtësi dhe kthimin tek institucionet e vjetra para reformës.

Kushtetuta, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, KLGJ, KLP, Prokuror të Përgjithshëm, SPAK dhe BKH sipas reformës. Kjo është rruga e daljes nga kolapsi dhe kapja politike e drejtësisë nga qeveria e korruptuar dhe e lidhur me krimin.?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

Rezoluta e IDU: Integrimi në BE, korrupsioni dhe krimi po bllokojnë Shqipërinë

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.