Plot 11 vjet burg dhe 59 milionë euro. Ky është dënimi që kërkon Prokuroria e Gjykatës Kombëtare të Spanjës.
Ish-presidenti i Barcelonës akuzohet për pastrim parash dhe për organizim kriminal.
Dënimi me burg është kërkuar për organizimin kriminal, ndërsa dënimi me gjobë për pastrimin e parave të Konfederatës së Futbollit të Brazilit.
Kështu, Prokuroria nuk është ndalur me kaq, por kërkon gjithashtu edhe 7 vjet burg për gruan e Rosell dhe 10 vjet burg për avokatin e tij.
Prokuroria bën me dije se ka që nga viti 2006 që Sandro Rosell e ushtronte këtë lloj veprimtarie.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/