Dëshmia e gardistit, kjo është e verteta e tritolit në makinen e...

Dëshmia e gardistit, kjo është e verteta e tritolit në makinen e ish prefekt i Vlorës

110
0
Shares

Ish Kryeministri Sali Berisha ka publikuar nje mesazh nga një gazetar me banim në suedi i cili i percjell dëshminë e një ish punonjësi të Gardës së Rrepublikës që shpjegon të vërtetën e tritolit në makinen e Besnik Dervishit ish prefekt i Vlorës.
Në këtë dëshmi ish gardisti shpjegon se përdorues i kësaj makine ishte Ergys Hoxha drejtor i njësisë antikorrupsion në qeveri dhe e paraqiten si makinën e prefektit të Vlorës.

POSTIMI I BERISHES:

E verteta e kallepit te tritolit ne te ndenjurat e Besnik Dervishit!

Lexoni deshmine tronditese te gardistit per ngjarjen ne shpellen e mafies se kryeministrise! sb

“Jam nje gazetar me banim ne Suedi, pjese e Reporters Without Borders ne Suedi dhe pak dite mora kete email te cilin paditesi nuk deshironte tua dergonte vete direkt por ndermjet meje per arsye moszbulimi te mundshem te adreses IP te emailit dhe adreses se baneses nga kundrshtaret tuaj politik apo te prekurit nga ky email.

Pershendetje !

Une qe po ju shkruaj quhem Zamir Brahimi. Ish efektiv i Gardes se Republikes per periudhen prill 2011- qershor 2014 ne pozicione si pergjegjes sigurie per aktivitet e Kryetares se Kuvendit,nga korriku 2013 pergjegjes sigurie prane godines se Kryeministrise ( ruajtje e jashtme).

Emaili konstaton ne nje ngjarje per mua te rendesise se vecante dhe mendova ta ndaj me Ju duke pasur bindjen dhe besimin e plote se do marre vemendjen e duhur nga ana juaj per te kerkuar me te détaje dhe vene para pergjegjesise “kompozuesit” e ketij skandali.

Me lejoni te futem ne detaje pa u zgjatur.

Me 13-12-2013 (sic edhe jeni ne dijeni) ne ambjentet e jashtme te Kryeministrise gjate kryerjes se sherbimit ne oren 08:40 pas kontrollit rutine konstatova dhe ndalova nie makine te dyshuar me lende plasese,e cila pas verifikime te kryera nga ekspertet u vertetua se mjeti kishte lende plasese C4 te lidhur me telefon. Grupp i xheniereve me pas kreu edhe neutralizimin e lendes plasese.

Sic u publika ne mediat vizive dhe te shkruara makina i perkiste ish Prefektit te Vlores Besnik Dervishi,information i pavertete dhe i servirur nga policia e shtetiti me tendencen per te fshehur te verteten e cila eshte se makina e tipit Peugeot me targe TR 5066 N perdorej nga vete drejtori i Antikorrupsionit prane Kryeministrit , z.Ergys Hoxha. Lidhur me levizjet hyrese-dalese te mjetit ne fjale ekzistonte nie urdher lejimi nga ana e Sek. te Pergjith. z. Engjell Agaqi. Gjithashtu gjurme te levizjeve te makines ne fjale gjenden edhe librat e hyrje-daljeve te mbajtur dhe protokolluar nga Garda e Republikes.

Veprimet e mia qe nga momenti i evidentimit te lendes plasese ne makine jane si me poshte, kronologjia:

1- Lajmerimi i lenders operative te G.R.SH

2- Krijimi i perimetrit te sigurise.

3- Vendosja e rojeve sic e parashikon plani i emergjencave per te tilla raste.

I pari ne vendngjarje ishte Min. Tahiri (kjo vertetohet edhe me pamjet filmike te mediave) i cili mori dhe drejtimin e operacionit ne fjale. Ministri solli ne vendngjarje forcat xheniere por jo ambulancat ehe zjarrfikeset ( sic e parashikon rregullorja per rastet e emergjencave). Sakaq nuk u lejua evakuimi i Kryeministrise,po prap me urdher te Ministrit ne funksionin e drejtuesit te operacionit njekohesisht.

Po te njejten dite rreth ores 13:15 jam paraqitur prane Drejtorise se policise Tirane per te dhene deklaraten time lidhur me ngjarjen ne fjale. Para se te futem ne zyrat e Drejtorise se Policise jam ndaluar nga vete z.Ergys Hoxha i cili me ka thene shprehimisht: MOS GUXO TE PERMENDESH EMRIN TIM.

Nuk i jam pergjigjur por kam vijuar rrugen per ne zyrat ne fjale. Ne deklaraten e kryer ne prani te oficereve te policise gjyqesore kam permendur edhe zoterine ne fjale,pas doja ti permbahesha vetem te vertetes.

Kur u paraqita ne Prokurorine e Krimeve te Renda u njoha me deklaraten te cilen kisha dhene pak muaj me pare per O.P.GJ. Aty mesova se emri i z.Hoxha ishte hequr dhe si rrjedhoje nuk ishte pjese e hetimit. Veprim i cili ndryshoi rrjedhen e hetimeve dhe komplet te ngjarjes.

Do doja te nenvizoj edhe nje fakt tjeter. Me date 15-12-2013 rreth ores 21:30 ne ambjentet e jashtme te Kryeministrise eshte paraqitur z. Gani Hoxha (sic me vone mesova se quhej) i cili me ka thene: Jam MIK i Ministrit dhe Komandantit te Gardes,ke bere nje gabim i cili sdo te te kushtoje vetem uniformen.

Menjehere kam mbajte raport per ngjarjen ehe kam lajmeruar forcat e policys.

Gani Hoxha u shoqerua ne ambjentet e Rajonit numer 1 edhe u la i lire pas pak oresh. Nderkohe raporti im i sherbimit u injorua totalisht dhe nuk u analizua po hetuar kurre,per te bere lidhje me ngjarjen dhe personin.

Si rezultat i “paprekshmerise” (sic une mendoj) personi Gani Hoxha paraqitet perseri ne ambjentet e jashtme te Kryeministrise dhe thote: Do takohemi pas te te heq uniformen se tani e di se jam Mik i Ministrit.

Kam kryer raportin e sherbimit dhe kete here kisha edhe koleget deshmitare te silen firmosen dhe raportuan,por perseri u injorua edhe kjo ngjarje. Kam kerkuar edhe ndihmen e policise pass behej fjale per ngjarje te perseritur nga i njejti person,nuk kam marre asnje ndihme.

Kam kerkuar shpjegim nga drejtues te analizes se G.R.SH se perse nuk ndiqet dhe me eshte thene : Ndiqe privatisht,bej cte duash se ska lidhje me ne.

Ne muajin Maj 2014 jam pezulluar pa arsye 1 muaj dhe ne muajin qershor 2014 u lirova nga détyra per SHKELJE BETIMI. Informacion i dhene me goje dhe kurre me dokumentet perkatese apo shpjegimet perkatese.

I gjendur nen presione,kercenime te vazhdueshme dhe pa mbeshtetjen e nevojshme u detyrova te mar familjen dhe te largohem nga Shqiperia.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY