Gjykata “arrest me burg pa afat” për grabitësit, Anna del me gishtin...

Gjykata “arrest me burg pa afat” për grabitësit, Anna del me gishtin e mesit nga seanca

190
0
Shares

Gjykata e Fierit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për 31 vjeçaren Anna Malaj dhe kushëririn e saj Emiljano Grembi, 22 vjeç, të cilët akuzohen se grabitën një karburant në Levan dhe tentuan të vidhnin dy të tjerë.

Gjyqtar i çështjes ishte Piro Sota ndërsa Çlirim Sino prokuror.Sipas avokatit, dy të pandehurit kanë shprehur pendesë në gjykatë.

Por ndërsa dy të rinjtë linin gjykatën, ra në sy një gjest i 31 vjeçares, e cila ngriti gishtin e mesit si për të kruar hundën, ndërsa gazetarët e pyesnin nga larg: Anna, ke gjë për të thënë?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY