U godit për vdekje tek vijat e bardha, familjarët e biznesmenit akuza...

U godit për vdekje tek vijat e bardha, familjarët e biznesmenit akuza ndaj prokurores

432
0
Shares

Në muajin shkurt të këtij viti biznesmeni Gëzim Memlika u përplas për vdekje nga një makinë, teksa po kalonte vijat e bardha.

Këtë të martë, gjykata ka vendosur që të lërë në burg për tre vjet autorin. Ky dënim është një dënim jo i mjaftueshëm duke sjellë menjëherë reagimin e familjarëve të biznesmenit të ndjerë.

5 muaj pas aksidentit gjykata ka vendosur që të lërë në burg për tre vite Albi Picallin, një vendim që  familjarët e biznesmenit do ta apelojnë.

Vendimi është i papranueshëm nga ana jonë. Babai jonë ka humbur jetën në mes të ditës duke ecur në vizat e bardha. Është bërë një kërkesë qesharake nga ana e prokurores Anisa Qilimi, prej 2.6 vite burg. Dmth një person që humbet jetën pa pasur asnjë faj duke ecur në të drejtën e tij, të kërkohet një dënim qesharak për ne është e papranueshme dhe sigurisht që do ta apelojmë dhe do të ngrejmë zërin. Kjo çështje nuk do lihet me kaq. Thjesht kërkojmë nga organet kopetente që të zbatojnë ligjin, sepse nuk mund ta pranojmë që gjaku i babait tonë të shitet me lekë.”- është shprehur e bija e viktimës, Lira Memlika.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY