FOTO/Teatri Kombëtar, avokati Goxhaj kallëzim penal ndaj ministres Kumbaro

FOTO/Teatri Kombëtar, avokati Goxhaj kallëzim penal ndaj ministres Kumbaro

446
0
Shares

Avokati Altin Goxhaj njofton se ka bërë bërë kallëzim penal ndaj ministres Kumbaro. Ai e kallëzon ministren penalisht për shpërdorim detyre. Gjithashtu, pjesë në draftin për kallëzimin penal është dhe drejtori i teatrit Kombëtar Hervin Çuli.

Avokati Goxhaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë nxjerrë dhe draftin së bashku me fotot ku duken dhe dokumentet.

Avokati kishte paralajmëruar se do të kryente kallëzimin disa javë më parë.

Postimi i plotë i avokatit Goxhaj:

Ja siç ju thamë

DRAFT KALLZIM PENAL ndaj:

Mirela Kumbaro – Ministre e Kulturës

Hervin Çuli – Drejtor i Teatrit Kombëtar

Për shpërdorim detyre për mosmirëmbajtjen dhe degradimin e godinës “Teatri Kombëtar” (muri verior i godinës Teatri Kombëtar) fakt i denoncuar nëpërmjet një videoje në faqen e tij zyrtare në Facebook nga Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në dt 19 Korrik 2018 në 13:09.

Sipas Kodit Penal, Neni 248, “Shpërdorimi i detyrës”

“Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY