Kongresi Amerikan nis hetimin e diplomatëve amerikanë në vendet ballkanike në krizë

Kongresi Amerikan nis hetimin e diplomatëve amerikanë në vendet ballkanike në krizë

103
0
Shares

Një revistë konservatore amerikane bën të ditur se Kongresi Amerikan mund të hetojë rolin e diplomatëve amerikanë në vendet ballkanike të zhytura në kriza politike. Gjatë kësaj jave, rajonin e vizitojnë 15 perfaqësues të komitetit të drejtësisë në dhomën e përfaqësuesve, për të parë nga afër zhvillimet në këto vende.

Kongresi amerikan do të hetojë për rolin që diplomatët amerikanë po luajnë në vendet ballkanike të përfshira në kriza politike. Një grup prej 15 përfaqësuesit komisionit të drejtësisë në dhomën e ulët të kongresit u nisën të shtunën, për të vizituar nga afër këto vende ballkanike, mes të cilave edhe Shqipërinë.

Lajmi bëhet i ditur nga revista mujore “The American Spectator” me orientim konservator, sipas të cilës kongresistët do të hetojnë se në cilat vende ambasadorët amerikanë vijojnë të zbatojnë ato që ajo i quan politika të dështuara të administratës së ish-presidentit Obama, të mbështetura në terren, fuqishëm nga fondacionet e miliarderit Xhorxh Soros. Revista konservatore shkruan se këto politika ndërhyjnë më shumë se çduhet në punët e brendshme të vendeve ballkanike dhe kjo ka shkaktuar kriza politike.

Një staf i komunikimit të Komitetit refuzoi të komentojë, për arsye sigurie. Është e vështirë të imagjinohet se delegacioni do të marrë informacion të paanshëm nga ambasadat që kanë qenë shumë ndërhyrëse në politikën lokale, sipas komuniteteve të rëndësishme në çdo vend.

Ambasadat amerikane po mbështesin të politikanët e majtë në rajon – thuhet në shkrimin e revistës konservatore amerikane.

I tillë është rasti i Shqipërisë, ku ambasadori amerikan mbështet kryeministrin Edi Rama, njëherësh kryetar i partisë socialiste, që është edhe mik i miliarderit të shumëpërfolur Xhorxh Soros. Sipas Revistes amrican spectator, Ambasadori amerikan Donald Lu është bërë palë me Ramën për reformën në drejtësi, projekt 8.8 milionë dollarë i financuar nga USAID.

Edhe në Maqedoni – shkruan revista – ambasadori amerikan është bërë palë në krizën politike duke mbështetur të majtët në koalicion me shqiptarët e grupuar në një platformë politike me ndërmjetësimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Të gjitha këto veprime shkojnë përkundër direktivës së dhënë javën e kaluar nga sekretari amerikan në shtetit Rex Tillerson, sipas të cilës Uashingtoni nuk do tu imponoje shteteve te huaja të ndjekin politikt amerikane.abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY