Bashkia e Tiranës nuk ndalet, merr në pronësi të saj dhe Gardën...

Bashkia e Tiranës nuk ndalet, merr në pronësi të saj dhe Gardën e Republikës

440
0
Shares

Një vendim i Këshillit të ministrave i kalon rreth 25 mijë m2 tokë  Bashkisë Tiranë, sipërfaqe që i përket Gardës së Republikës.

Sipërfaqja është në hyrjen veriore të Parkut të Liqenit, dhe kufizohet me Akademinë e Arteve dhe Korupsin Universitar.

Në datën 4 korrik të këtij viti, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të kalojë në përgjegjësi administrimi të Bashkisë së Tiranës një sipërfaqe prej 25 004 m2 nga të cilat 2853 m2 i përkasin godinës së Gardës së Republikës.

Në vendim propozues janë dy ministri, Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave dhe Ekonomisë që ia kalojnë pronën Bashkisë të cilën e kushtëzojnë me mosndryshim të destinacionit të godinës me qëllim “realizimin e projektit “Për hyrjen e parkut”.

Ajo çka është e dukshme është se VKM-ja është vetëm një hap I ndërmjetëm drejt vendimeve të mëtejshme për ngritjen e pallateve në hyrje të Parkut, aty ku kryebashkiaku Veliaj premtoi se nuk do të kishte betonizim.

Më poshtë VKM-ja e plotë me planvendosjet:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, 5, 8 e 17, të ligjit nr. 8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli I Ministrave

VENDOSI:

1.Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Brendshme te Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të sipërfaqes 21 229 m2, nga të cilat 2 853 m2 ndërtesë, pjesë e pronës me emërtimin “Garda e Republikës, Garnizon”, me vendndodhje në zonën kadastrale nr. 8270, me numër pasurie 4/134, sipas hartës treguese dhe planvendosjes që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2.Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të sipërfaqes 25 004,3 m2, nga të cilat 2 021 m2 ndërtesë, pjesë e pronës me emërtimin “Garda e Republikës, Garnizon” me vendndodhje në zonën kadastrale nr. 8270, me numër pasurie 4/134, për realizimin e projektit “Për hyrjen e parkut”, sipas hartës treguese,  planimetrisë dhe planvendosjes që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

3.Prona me emërtimin “Garda e Republikës, Garnizon”, me vendndodhje në zonën kadastrale nr. 8270, me numër pasurie 4/134, sipas formularit bashkëlidhur këtij vendimi, hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr. 815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.

4.Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës së përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi.

5.Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia Tiranë dhe Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. /ResPublica

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY