FIFA ka bërë publike listën e kandidatëve për çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s 2018, i cili do të ndahet në shtator të këtij viti.
Ky njoftim nga Fifa është bërë menjëherë pas përfundimit të botërorit 2018, ku patëm mundësi të shikonim aftësitë e lojtarëve dhe të hidhnim alternativat e para për atë që e fiton këtë çmim.
Çmimi Lojtari më i Mirë i FIFA-s 2018 do të ndahet në Londër më 24 shtator. Këta janë kandidatët për Lojtarin më të Mirë të FIFA-s:
Cristiano Ronaldo (Portugali/Real Madrid CF/Juventus FC);
Kevin De Bryune (Belgjikë,/Manchester City FC);
Antoine Griezmann (Franceë/ Atlético Madrid);
Eden Hazard (Belgjikë/Chelsea FC);
Harry Kane (Angli/Tottenham Hotspur FC);
Kylian Mbappé (Francë/Paris Saint-Germain FC);
Lionel Messi (Argjentinë/FC Barcelona);
Luca Modrić (Kroaci/Real Madrid CF);
Mohammed Salah (Egjipt/Liverpool FC);
Raphaël Varane (Francë/Real Madrid CF).
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/