Muzikë të lartë në orët e vona, procedohen 3 pronarë lokalesh në...

Muzikë të lartë në orët e vona, procedohen 3 pronarë lokalesh në Fier

171
0
Shares

Tre pronarë lokalesh në Patos, Levan e Seman janë proceduar penalisht për “Prishje të qetësisë publike” si edhe sekuestrohen paisjet e muzikës.

Policia thotë se në lokale u konstatua zhurmë tej normave të lejuara në orët e vona të natës.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në tre lokale në Patos, Levan e Seman është konstatuar paligjshmëri në lidhje me zhurmat e larta akustike tej normave të lejuara jashtë orarit të përcaktuar dhe për pasojë u proceduan penalisht pronarët e tyre”.

Konkretisht:

•U procedua penalisht shtetasi A.B, 51 vjeç, pasi në Patos, në lokalin e tij kishte muzikë në kundërshtim me VKM Nr.750 datë 16.09.2015.

•U procedua penalisht shtetasja Y.Xh, 39 vjeçe, pasi në orët e vona kishte muzikë në kundërshtim me VKM Nr.750 datë 16.09.2015, në lokalin e saj në Seman.

•U procedua penalisht shtetasi D.T, 46 vjeç, pasi në Levan, në lokalin e tij kishte muzikë në kundërshtim me VKM Nr.750 datë 16.09.2015.

Policia e Fierit thotë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY