Rrahja e avokatit Ilia, avokatët e Durrësit bojkot gjyqeve me 26-27 korrik

Rrahja e avokatit Ilia, avokatët e Durrësit bojkot gjyqeve me 26-27 korrik

127
0
Shares

Avokatët e Durrësit do të bojkotojnë proceset gjyqësore në datat 26 dhe 27 korrik në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Vendimi i marrë me 23 korrik nga Dhoma e Avokatisë vjen si shenjë protestë ndaj dhunimit të avokatit Ilia Ilia të premten e javës së shkuar, 19 korrik 2018.

Dhoma e Avokatisë së Durrësit kërkon zbardhjen e ngjarjes nga organet  kompetente të policisë dhe prokurorisë.

“Me date 26 dhe 27.07.2018 te gjithe avokatet e dhomes ne shenje proteste nuk do te marrin pjese ne gjykimin e çështjeve penale, civile dhe administrative qe do te zhvillohen ne gjykaten e  rrethit gjygjesor Durres, ne gjykaten administrative Durres, ne gjykaten e rrethit gjyqesor Kavaje, si dhe ne gjykaten e Apelit, duke marr pjese vetem ne çeshtjet penale qe lidhen me masat e sigurimit personal. Kete vendim Dhoma e Avokatise Durres e mori ne mbledhjen e saj te  dates 23.07.2018”.  

Avokati, Ilia Ilia, u godit nga dy persona para prokurorisë së Durrësit pasi doli nga një seancë gjyqësore. Avokati u tha gazetarëve se nuk i njihte autorët ndërsa e lidh me përplasjen që ka pasur me një prokuror në seancë gjyqësore.

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 42 vjeçar si autor i dhunimit në dyert e gjykatës të avokatit Ilia Ilia. Shtetasi Mond Voga nga Kruja, sipas policisë është njëri nga autorët e dhunës ndërsa bashëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

Ndërkohë Ora News siguroi pamjet e kamerave të sigurisë ku është dokumentuar me pamje i gjithë sulmi ndaj avokatit të njohur në qytetin bregdetar/ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY