Zbardhet lista e katërt e Shqipërisë për gjyqtar në Strasburg(EMRAT)

Zbardhet lista e katërt e Shqipërisë për gjyqtar në Strasburg(EMRAT)

116
0
Shares

Qeveria shqiptare ka dërguar disa javë më parë në Këshillin e Evropës, listën e re me 3 kandidatë, të cilët do të konkurrojnë për postin e anëtarit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat të Njeriut në Strasburg.

Nga 17 kandidatë që aplikuan në muajin prill për të qenë pjesë e garës në Strasburg, Komisioni i Ekspertëve ka përzgjedhur tre kandidatë: ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi, juristen dhe eksperten e Reformës në Drejtësi, Marjana Semini, dhe juristin dhe ekspertin e Fondacionit Shoqëri e Hapur, Darian Pavli.

Procesi është zhvilluar larg “syrit” të medias dhe për këtë nuk ka pasur asnjë komunikim apo një raport për vlerësimin e kandidaturave. Ajo që bie në sy, është fakti se qeveria po dërgon në Gjykatën e Strasburgut sërish emrin e Sokol Berberit, i cili ka qenë kandidat edhe në tri listat e tjera që janë refuzuar nga Këshilli i Evropës.

Herën e parë, qeveria dërgoi në Strasburg emrat e Sokol Berberit, Ina Ramës dhe Gent Ibrahimit, listë e cila u refuzua. Herën e dytë, qeveria dërgoi sërish emrin e Sokol Berberit, Aurela Anastasit dhe Aleksandër Muskaj, por dhe kjo listë pati të njëjtin “fat”.

Ndërkohë që herën tretë, Këshilli i Ministrave ridërgoi emrin e Sokol Berberit, Irakli Koçollarit dhe Suela Mënerit, por dhe kjo listë nuk kaloi për shqyrtim. Në mars u rihap sërish procesi dhe ketë muaj u dërgua lista e katërt, ku figuroi përsëri Sokol Berberi.

S’KA VETING

Burime të “Panorama” bëjnë të ditur se kandidatët, pasi kanë dorëzuar dosjet dhe dokumentet, janë thirrur për të dhënë vetëm intervistën me gojë para komisionit të përbërë nga disa drejtorë dhe juristë të ministrive. Por nga ky proces mësohet se nuk është zbatuar një prej kërkesave kryesore që vetëm qeveria kishte vendosur për kandidatët, pra, procesi i vettingut.

Në vendimin e qeverisë thuhej se për secilin kandidat që do të dërgohet në Strasburg për të qenë anëtar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duhet të kalojë më parë procesin e rivlerësimit.

Ky proces, sipas Kushtetutës së Shqipërisë, mund të kryhet vetëm nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili aktualisht është duke kaluar në sitë Gjykatën e Lartë. Në 20 prill, kur u publikua lista e 17 kandidatëve, është theksuar se për secilin do të kryhej procesi i vettingut.

“Duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtare gjyqësore, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për kandidatë për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (vetingut)”, thuhet në njoftimin e qeverisë, të muajit prill 2018.

Por, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk ka kaluar për shqyrtim asnjë nga tre emrat e dërguar në Strasburg.

KANDIDATET NE STRASBURG

LISTA E KATËRT E DËRGUAR NË STRASBURG NË KORRIK 2018

Sokol Berberi

Marjana Semini

Darian Pavli

LISTA E PARË E REFUZUAR

Sokol Berberi

Ina Rama

Gent Ibrahimi

LISTA E DYTË E REFUZUAR

Sokol Berberi

Aurela Anastasi

Aleksandër Muskaj

LISTA E TRETË E REFUZUAR

Sokol Berberi

Irakli Koçollari

Suela Mëneri

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY