U arrestua pas kundërshtoi rëndë policinë, reagon kryetari i PD në Gramsh:”U...

U arrestua pas kundërshtoi rëndë policinë, reagon kryetari i PD në Gramsh:”U provokuam!”

113
0
Shares

Kryetari i PD në Gramsh Elmas Haruni ka pasur një incident me policinë të premten e kaluar më 20 korrik. Ai u filmua duke sharë dhe fyer efektivët, të cilët e kishin ndaluar automjetin ku udhëtonte Haruni.

Pas atij incidenti Haruni ka reaguar për herë të parë nëpërmjet një statusi në Facebook. Ai shkruan se sjella e efektivëve të policisë ishte “shumë provokative dhe me shumë stres përtej çdo ekstremi njerëzor”, gjë që e bëri, siç ai pohon, të dalë nga vetja.

Haruni ka kërkuar ndjesë publike për fjalorin e përdorur gjatë ndalimit nga policia të premten.

Postimi i plotë i kreut të PD-së Gramsh:
Te dashur miq, shok dhe kolege. Me duhej nje kohe per te reaguar nga ngjarja e stisur diten e premte ku une po udhetoja me nje bashkepuntorin tim. Ishte nje ngjarje shume provokative dhe me shume stres pertej cdo ekstremi njerezor. Policia ndaloi makinen, sikur kishte marre sinjale per kanabis apo droge, ndaj dy arsimtareve pa asnje arsye, pervec faktit qe kishim mbyllur nje aktiv te PD. Ne akoma nuk na eshte mbyllur e drejta e aktiviteteve politike.

Sikur te mos te mos mjaftonte e gjithe kjo skene, per ta shtuar dozen e provokimit, na moren edhe celesat e makines dhe ne mes te nje vape shkaterruese, na mbyllen brenda makines me te vetmin synim qe na lodhnim fizikisht dhe psikologjikisht, sikurse edhe duket ne videon e shperndare ne te gjithe rrjetet sociale (jo nga policia), ku gjithsesi duhet te theksoje qe kishte kaluar mbi gjysem ore torture psikologjike.

Doja ti tregoja keto, per te treguar gjendjen emocionale dhe psikologjike, nen te cilen une dola nga vetja duke perdorur fjalor per te cilen nuk ndjehem mire dhe do te doja qe tju kerkoja ndjese te gjithe shokeve, miqeve, kolegeve dhe vecanerisht nxenesve te mi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY