PD dënon mbrojtjen e gjyqtarit nga KPK: Nga Vetting, është shndërruar në...

PD dënon mbrojtjen e gjyqtarit nga KPK: Nga Vetting, është shndërruar në Edving

138
0
Shares

Deputeti i partisë demokratike Gent Strazimiri ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur për komisonin e pavarur të kualifikimit dhe sjelljen e organeve të vetting-ut.

Sipas tij, po veprohet me standarte të dyfishta. Ai i referohet rastit të fundit, të Ardian Dvorani anëtarit të Gjykatës së Lartë, i cili u mor në mbrojtje nga KPK ditën e sotme, ku dhe pse nuk justifikonte pasurinë prej 90 milion lekësh, komisioni nuk e mori parasysh raportin e inspektoriatit.

KPK  përmbysi raportin e inspektoriatit të pasurive, me justifikim se ai ka harruar të deklarojë një fletë në dokumentacionin e pasurisë.

Gjithë ky lëshim i organeve të Vettingut të tij, bëhet sepse Dvorani ka qënë prokuror në Shkodër në periudhën me gjakatare  të vrasjeve në kufij dhe është komisari i partisë socaliste në gjykatë prej vitesh. Ideatori për çdo sulm ndaj opozitës.

Kjo është dëshmia evidente sipas deputetit, në të cilën tregohet qartë, se Edi Rama e ka kthyer vetting-un në Edving.

Kujtojmë se sot Ardian Dvorani ishte para trupës gjykuese dhe pas seancës dëgjimore Ardian Dvorani u shpreh se nuk përdori truke për t’u mbrojtur në KPK pavarësisht se kishte sipas tij një pakujdesi në dorëzimin e një dokumenti, ndërsa ai pret vendimin e Komisionit nëse do rikonfrmohet në detyrë apo ajo./K.Balliu

Gjyqtari Ardian Dvorani.

Deputeti Gent Strazimiri, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 23 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY