VIDEO/Basha për kolapsin e drejtësisë: Shkolla e magjistraturës, shkollë partie nga Rama

VIDEO/Basha për kolapsin e drejtësisë: Shkolla e magjistraturës, shkollë partie nga Rama

99
0
Shares

Pas mbledhjes së deputetëve, Kryetari i opozitës Lulzim Basha po jep një deklaratë para gazetarëve lidhur me ligjin e Magjistraturës, që ishte shtyrë për tu votuar sot në Kuvend me 3/5 e votave, ku duheshin dhe votat e opozitës.

3 sfidat kryesore me të cilën përballemi ne sipas Bashës janë lidhja e qeverisë me krimin, kapja e krimit me qeverinë dhe ekonomia mes kësaj situate.

Ai po flet sesi është kapur sistemi i drejtësisë. Ai ka folur rreth 6 pikave në të cilën ky ligj nuk kalon, teksa propozon dhe rrugën e duhur të nxjerrjes së reformës së drejtësisë nga kolapsi.

Deri dje sipas tij, Edi Ramën endalonte gjykata kushtetuese, kurse sot asgjë nuk e ndalon dot Edi  Ramën as të kapë e dënojë

Basha bëri të qartë se ky ligj ka kaluar vetëm me votat e mazhorancës pasi qëllimi ka qënë kapja e magjistratëve të ardhshëm.

Basha tha se kjo shkollë synohet të jetë si një shkollë partie nga Rama.

Sikuse ne dhe për një minutë të mbyllnim sytë, – tha Basha, – dhe t’ua jepnim votat, a do ta zgjidhte kjo problemin që vendi sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese?!

Si mund të dilet nga ky kolaps:

E para t’i qëndrojmë besnikë konsensusit të korrikut. Ne i kemi bërë disa nga propozime.

Së dyti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në Prokurori. Paligjshmëria ka kapluar gjithë piramidën e prokurorisë që ka çuar në emërime të paligjshme.

Së treti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë me anëtarët e jashtëm të KLGj e KLP dhe duke ëprsëritur sipas ligjit, procedurën e zgjedhjes. Sepse procesi kundër ligjit është i pavlefshëm.  Anëtarët e KLGj dhe KLP duhet të zgjidhen jo sipas qejfeve të mazhorancës.

Komunikim me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 23 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY