Opozita largohet nga kuvendi, LSI thirrje për të mos bërë pushime…

Opozita largohet nga kuvendi, LSI thirrje për të mos bërë pushime…

129
0
Shares

Në seancën e fundit parlamentare partia demokratike nuk ka qënë e pranishme. Ndërkohë që pjesa tjetër e opozitës, LSi ka qënë e pranishme ku përmes fjalës së Laun Ramës shprehu dhe qëndrimin e saj për ligjin e magjistrurës dhe më tepër.

Deputetët e LSI-së u mblodhën dhe morën vendim për t’u larguar për shkak të krijimit të një situate skandaloze me reformën në drejtësi.

Deputeti Luan Rama kërkoi të mos bëhen pushime dhe të zgjidhet problemi i mungesës së gjykatave, pasi vendi përndryshe mbetet në dorë bandave.

Partisë socialiste i duhen 84 vota për të votuar ndryshimet në ligjin “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, që synon të zgjidhë ngërçin e krijuar me Shkollën e Magjistraturës.

Përveç 74 kartonave të saj, PS-ja ka të sigurtë votën e Tom Doshit, 3 votat e PDIU-së dhe atë të Robert Bitrit, që zyrtarizoi largimin nga LSI-ja duke u regjistruar si i pavarur, gjë që çon mazhorancën në kuotën e 79 votave.

Por pa votat e ish-aleatit të saj, LSi, socialistët nuk arrijnë dot ta miratojnë këtë ligj të kundërshtuar disa herë.

”Nuk mund të vazhdojmë si në një situatë normale, nuk është problemi i regjistrimit të Magjistratëve, por funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, pa të cilën çdo pushtet tjetër duhet të reshtë së ekzistuar”, është shprehur Luan Rama.

Ndërkohë që kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh se seanca do të vazhdonte normalisht në pritje të një përgjigjeje të kreut të PD.

Livenga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë

Livenga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë

Publiée par Luan Rama sur Lundi 23 juillet 2018

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY