Plazhe jo të sigurta, ja bilanci tragjik i mbytjeve në Shqipëri

Plazhe jo të sigurta, ja bilanci tragjik i mbytjeve në Shqipëri

203
0
Shares

Në vetëm disa javë në Shqipëri dëgjojmë për raste të të mbytyrëve në plazhe. Më e freskët, ishin dy ngjarjet që ndodhën ditën e djelë, ku dy persona  u mbytën në det. Rasti i parë u shënua në Velipojë, ku një 30-vjeçar ndërroi jetë pasi hyri në det për të shpëtuar të fejuarën, por që u mbyt vetë.

Pasditja solli një tjetër viktimë, kësaj radhe në Durrës, ku një i ri humbi jetën pasi rrezikoi mbytjen në plazhin e Gjirit të Lalzit. I riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Por, nëse rikthehemi vetëm disa javë pas në kohë, numërohen disa vetë të mbytur si pasojë e mos sigurisë në det. Shohim bilancin si më poshtë me ngjarjet.

Gjatë kësaj vere shënohen edhe rreth 11 raste të tjera ku pushuesit kanë përjetuar tmerr.

  1. Në datën 02.06.2018, një ngjarje e rëndë tronditi opinionin, ku një 21-vjeçar nga Peshkopia, u raportua së ishte mbytur në Gjirin e Lalëzit, në Durrës.

2. Në  5 qershor 2018, një fëmijë 12 vjeç u mbyt në Liqenin e Farkës, pasi ishte futur në liqen për t’u larë me shokët e tij.

3.Në datën 16.06.2018 një i moshuar është mbytur në plazhin e Velipojës. Pushuesi është një 71-vjeçar i identifikuar si Qamil Bajrami, banues në Prishtinë.

4.Dy ditë më, pas në datë 18.06.2019, rreth orës 12:19, në plazhin e Golemit gjatë kohës që ka qenë duke u larë në det është mbytur aksidentalisht shtetasi L. H., 67 vjeç, banues në Tiranë.

5.Në datën 19.06.2018 një shtetas iranian është mbytur në rezervuarin e fshatit Rrotull pasi është future për tu larë. I mbyturi ishte një 47-vjeçar me iniciale M.Sh.

6.Në datën 7 korrik 2018, një shtetase polake gjeti vdekjen, pasi u mbytur në Sarandë në vendin e quajtur Kanali i Çukës.

7.Por, dy ditë më pas, me 09.07.2018 një 67-vjeçar është mbytur në plazhin e Golemit.

8.Data 13 korrik 2018, shënon një tjetër viktimë, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Currila të Durrësit ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.

9.14 korrik, dallgët morën jetën e dy personave të tjerë. Një pushues është mbytur në plazhin e Porto Romanos në Durrës. Policia dhe ambulanca është njoftuar nga pushuesit pasi kanë konstatuar viktimën që po jepte sinjal nga thellësia. Kanë hyrë vetë pushuesit për ta nxjerrë, por pa mundur që ta shpëtojnë,

10. Një 72-vjeçar është gjetur i mbytur në plazhin e Currilave.

11.Në datën 16.07.2018, një shtetas me inicialet M.I është mbytur në afërsi të portit të Shënginit. U raportua se viktima ishte 30-vjeç, banues në Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY