Vdiq duke shpëtuar të fejuarën nga mbytja, kush ishte i riu nga...

Vdiq duke shpëtuar të fejuarën nga mbytja, kush ishte i riu nga Shkodra

514
0
Shares

Personi që shihni në foto është Ervit Palaj, i cili u mbyt sot në plazhin e Velipojës në tentativë për të shpëtuar të fejuarën e tij.

29-vjeçari Palaj arriti të shpëtonte të fejuarën e tij, por nuk mundi të diltë vetë nga uji.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 13:30, ku dy të rinjtë në rrezik kanë tërhequr vëmendjen e pushuesve të tjerë që u kanë ardhur në ndihmë dhe i kanë nxjerrë në breg.

Aty u kanë dhënë edhe ndihmën e parë nga personeli mjekësor i plazhit dhe më pas janë nisur për mjekim të specializuar, por 29 vjecari Palaj nuk arriti të mbijetojë.

Ervit Palaj ka punuar për një periudhë kohe tek Drejtoria e Shërbimeve Sociale në bashki, për njësinë administrative Dajç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY