Përdorte identitetin e ish-ambasadorit shqiptar, amerikani i merr 70 mijë dollarë të...

Përdorte identitetin e ish-ambasadorit shqiptar, amerikani i merr 70 mijë dollarë të dashurës nga interneti

119
0
Shares

“E gjithë bota ime u shkatërrua…”

Debi Gitar është viktima e dytë e grackës së dashurisë që kishte ngritur një person, i cili shfrytëzonte fotot e ish-ambasadorit shqiptar në Bosnje, Flamur Gashi për të mashtruar gratë, nga të cilat përfitonte shuma të mëdha parash.

“Ai ishte aq i dashur në fillim…”

Në internet e quan veten Jerry Michael, apo Darnell Michael. Rrjetën e mashtrimit ndaj grave në moshë e ka ngritur në adresat e takimit online.

Kanali amerikan News 6 ka zbuluar deri tani 2 nga viktimat, Debi Gitar nga Albany e Nju Jorkut dhe Diane Standish nga Orlando e Floridas. Kjo e fundit kishte derdhur plot 270 mijë dollarë në llogarinë e personit me të cilin ishte dashuruar në internet. Në këtë skemë mashtruese, e veja 64-vjeçare ishte shfrytëzuar edhe për marrjen e parave nga persona të tjerë, si Debi Gitar që kishte nisur te Standish një çek prej 70 mijë dollarësh.

“Ai më tha se Dajen ishte një mik i familjes dhe e njihte prej shumë vitesh”.

Identiteti i personit mbetet mister, ndonëse gazetarët investigativë gjetën dy adresa në Afrikën e Jugut. Policia amerikane shpjegon se këta njerëz, krijojnë identitete të rremë dhe infiltrohen çdo ditë të faqet e njohjeve online. Fillimisht ata fitojnë besimin tënd, më pas dashurinë dhe në fund paratë tuaja, tha oficeri amerikan./Tv Klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY