Ministri gjerman mesazh politikës shqiptare: Bashkëpunoni, mos rrezikoni rrugën drejt BE

Ministri gjerman mesazh politikës shqiptare: Bashkëpunoni, mos rrezikoni rrugën drejt BE

98
0
Shares

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Michael Roth i ka bërë një apel politikë shqiptare që të marrin përgjegjësitë dhe mos rrezikojne anëtarësimin ne BE.

Michael Roth: Kam ardhur të përgëzoj Shqipërinë për sukseset e saj. Shqipëria është në një rrugë të mirë drejt BE.

Shqipëria ka marrë prej KE një rekomandim pozitiv për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Nëse cdo gjë do të ecë në këtë mënyrë kjo do të bëhet realitet. Jam i bindur se Shqipëria do të vazhdojë rrugën e vet të reformave.

Këtu bëhet fjalë për krijmin dhe ndërtimin e një shteti ligjor, krijimin e një drejtësie të pavarur dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Me procesin e vettingut Shqipëria ka nisur të ecë në një rrugë që nuk ka të dytë në rajon dhe deri tani Shqipëria ka treguar se ky proces ka qenë i suksesshëm.

Fakti që deri tani 14 gjykatës dhe prokurorë janë shkëputur nga sistemi, njerëzit e kanë kuptuar që qeveria është serioze.

Këto reforma duhet të ndiqni në mënyrë të vendosura. Do të duhet të jeni të vendosur në rrugën e reformave

Një sistem gjyqësor që nuk funksionon do të ndikonte në fushat e tjera të jetës.

Ky proces kaq i vështirë por i rëndësishëm kërkon një masë të vetëdijes nga ana e qeverisë, por po kaq e madhe masa e vetëdijes duhet të jetë edhe nga ana e opozitës.

Unë i drejtoj një apel politikanve përgjegjës që të marrin përgjegjesitë e tyre që mos rrezikojnë rrugën drejt BE

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY