TIRANË/Plumb në kokë në lokal, mister arsyet

TIRANË/Plumb në kokë në lokal, mister arsyet

107
0
Shares

Një person u plagos rëndë sot pasdite me një plumb në kokë në një lokal në Tiranë. Rreth orës 15:30, ka shkuar në S.Q.U., shtetasi F. Ll., 28 vjeç, me një plagë në kokë, e shkaktuar nga një armë zjarri.

Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe Specialistët për Krimet ndaj Jetës në policinë e Tiranës është mësuar se ngjarja ka ndodhur në zonën e Vishnjes, tek një lokal.

Dyshohet se ky shtetas është vetëplagosur me një pistoletë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes . Në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma e zjarrit Pistoletë.

Shtetasi F. Ll. ndodhet nën kujdesin e mjekëve për momentin jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY