Juristi Gjata: Vettingu nuk po nxjerr asgjë për lidhjet e gjyqtarëve me...

Juristi Gjata: Vettingu nuk po nxjerr asgjë për lidhjet e gjyqtarëve me krimin

109
0
Shares

Zbatimi i vettingut po shoqërohet me kritika, sa i takon procesit të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Juristi Çlirim Gjata, duke folur lidhur me proces çështje në emisionin “Kjo javë” në “News24”, thotë se deri më tani vlerësimi është ndalur më së shumti tek çështja e pasurisë.

Sipas Gjatës, vlerësimi po bëhet lidhur me atë çka vetë gjyqtarët dhe prokurorët kanë deklaruar në formular, dhe deri më tani nuk është bërë asnjë hetim nëse kanë aop jo llogari jashtë vendit, apo lidhje me segmente të ndryshme.Juristi Çlirim Gjata thotë se deri më tani janë vënë re standarde të dyfishta sa i takon vlerësimit, ndërsa shton se “Vettingu duket se po kalon nga misioni i vet, por kthehet në një institucion burokratik”.

“Vettingu po përqendrohet shumë te çështja e pasurisë, por pa nxjerrë shumë nga kjo gjë. Po përmend një rast, ku një gjyqtar u shkarkua pasi nuk iu rakorduan shifrat për një kredi që kishte marrë. Ndërkohë që ka patur raste të gjyqtarëve pak më të fuqishëm se ai, që kanë patur gjëra edhe më të mëdha dhe kanë kaluar. Pra problemi qëndron këtu, tek këto standardet e dyfishta.

Deri më tani takën folur vetëm për deklarimet që ka bërë vetë gjyqtari, nuk kanë përmendur ndonjë llogari bankare jashtë, apo gjëra të tjera.
Vettingu deri tani, madje me ndihmën e ndërkombëtarëve, shumë pak kanë nxjerrë implikime të gjyqtarëve apo prokurorëve me krimin. Deri më tani nuk kemi parë të kapen gjyqtarë të implikuar në segmente të caktuara. Vettingu duket se po kalon nga misioni i vet, por kthehet në një institucion burokratik”, u shpreh juristi Çlirim Gjata.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY