Lëviz me makina të blindura dhe me armë, pse nuk kapet shqiptari...

Lëviz me makina të blindura dhe me armë, pse nuk kapet shqiptari i kërkuari në Belgjikë

591
0
Shares

Safet Rustemi është shpallur në kërkim nga autoritetet belge dhe po fshihet në Shqipëri. Këtë gjë e kanë bërë me dije vetë mediat belge të cilat kanë bërë dhe shkrime investiguese ku kanë zbuluar dhe vendndodhjen e tij në Shkodër.

Vetëm pak ditë më parë, bëmë me dije se Rustemi kishte në zotërim disa shezllone në plazhin e Velipojës dhe ishte parë dhe gjatë vrasjes së çiftit Bërçana.

Një denoncim vjen nga një polici në komisariatin e policisë, bërë publike në faqen e ish kryeministrit Berisha në lidhje me këtë person ku thuhet Rustemi i ka krahët e ngrohta nga Edi Rama dhe se fisi Bajri është ndër më të rrezikshmit në Shkodër dhe askush nuk guxon ti prekë.

Safet Bajri, siç dhe thuhet se  e ka emrin e vërtetë ndodhet në Shkodër, lëviz me makina të blinduar dhe me armë në dorë dhe askush nuk e ndalon dot.

Denoncimi  i plotë

Safet Rrustemi mbrohet direkt nga Rama!

Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb

“Pershendetje doktor jam polic ne komisariatin e shk.Te lutem shum mos e publikoni emrin ose adresen time edhe pse ekam jo me emer tim.ato jan aq te fuqishim saqe mund ta gjen SAFET RRUSTEMI OSE SIQ eka nete vertet SAFET BAJRI esht gjdo dit ne shkoder sidomos ne rrethinaat e shkoders dobrac.ai takon çdo dite me policine por ajo vetem e nderon dhe nuk guxon ta prek masi ate e mbron shteti,vet Edi Rama qe ka familjen e Bajrve baze kryesore ne Shkoder e mbrone gjdo deputet i partis socjaliste, safet bajri esht gjdo dit ne shk ose ne velipoj perdor makina te blindura ecen me 2 pistoleta 17she e tj e tj ju lutem por ju lutem mos e shkruani emirin tim persa i perket vrasjes se qiftit safeti

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY