Parandalohet vjedhja e banesës, autorëve u sekustrohen bizhuteri

Parandalohet vjedhja e banesës, autorëve u sekustrohen bizhuteri

362
0
Shares

Falë një telefonate të bërë në polici është parandaluar një vjedhje e një banese në qytetin e Pogradecit. Dy shtetas, Erjon Ibi dhe një tjetër i shpallur në kërkim tentuan të vidhnin një banesë ditën e sotme.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura në banesë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 20.07.2018, rreth orës 21:00, është marrë një telefonatë se në fshatin Rëmenj, në banesën e shtetasit A.D, 37 vjeç, kanë hyrë dy persona për të vjedhur.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si edhe forcat operacionale të DVP-Korçë të cilët bënë kapjen në flagrancë të shtetasit:

Erjon Ibi, 42 vjeç, banues në fshatin Çërravë-Pogradec.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin A.H, 40 vjeç, i cili ka mundur të largohet para mbërritjes së Policisë, kishin hyrë në katin e dytë të banesës dhe pasi janë diktuar nga pronari i saj e kanë hasur në rezistencën e tij, e kanë goditur këtë të fundit me një mjet të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Shtetasi Erjon Ibi, ka mundur të marrë vetëm disa bizhuteri, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e shtetasit A.H.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale parashikuar nga neni 139 dhe 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY