Jo më kinezët, Milan zgjedh presidentin e ri të ekipit

Jo më kinezët, Milan zgjedh presidentin e ri të ekipit

95
0
Shares

Milan mori vendimin e dëshiruar, i cili i lejon atij të kthehet në Europë dhe të luajë sërish, pas një beteje të gjatë me UEFA për përjashtimin e saj në 1 vit nga ligat europiane.

Sot, njoftohet se klubi i Milanit është duke zhvilluar asamblenë e aksionerëve të Milanit, ku nuk do të jenë më kinezët që do të kenë frerët e Milanit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, zëvendësues i përkohshëm do të jetë Paolo Scaroni, i cili gjithashtu do të jetë presidenti i kuqezinjve. Ky bord i ri, i cili do të qëndrojë në detyrë deri më 30 qershor 2020, do të përbëhet nga Scaroni, Marco Patuano, Franck Tuil, Giorgio Furlani, Alfredo Craca, Salvatore Rim, Gianluca D’Avanzo dhe Stefano Cocirio.

“Unë jam një milanist, është një nder për mua”, kanë qenë fjalët e para të Paolo Scaroni.

Ashtu siç pritej është kërkuar largimi i drejtuseve kinezë dhe gjithë Këshillit Administrativ, ku përfshihet Marco Fassone.

Presidenti i ri Paolo Scaroni

Burimi: La Gazzetta dello Sport

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY