Detaje/Arrestim politik, policët provokojnë kryetarin e PD në Gramsh

Detaje/Arrestim politik, policët provokojnë kryetarin e PD në Gramsh

202
0
Shares
Kryetari i PD Gramsh Haruni

Ishte vetë partia demokratike që njoftonte për arrestimin e kryetarit të partisë demokratike Gramsh, Elmas Haruni. Në njoftim thuhej se ky është një arrestim politik.

E gjitha është bërë me pretekstin se Elmas Haruni po drejtonte makinën i pa pajisur me rrip sigurimi. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të premtes.

Por, pas lirimit, vetë Elmas Haruni ka folur duke shpjeguar detajet dhe motivet pse policia qëllimisht e ka arrestuar pa patur qoftë dhe një motiv që qëndron.

Në momentet e ndalimit të tij kanë qenë 15 policë të cilët e kanë provokuar, madje  ai thotë se ka edhe video që e dëshmojnë këtë. Haruni në intervistën në Fax News thotë se ndalimi i tij ka qenë tendenciozë, dhe policët i kanë detyruar që ai të dalë nga vetja, duke përdorur dhe disa fjalë ofenduse.

”Jam lënë i lirë në orën 3 të mëngjesit nga komisariati. Ishin 15 policë që kërkuan dokumentet, dhe aty nisi konflikti. Jemi ndjerë të provokuar, pasi ky ishte një akt i pastër presioni. 

Ne ishim në një kafe, siç ndodh rëndom në kafene, trokitëm gotat me demokratë, po as unë, as shoferi nuk ka qenë i dehur.

Gjatë kontrollit unë nuk kam dalë për asnjë moment nga makina. Nuk kam sharë asnjë polic në mënyrë të drejtpërdrejtë, e kisha me veprimin që bënë ata. Kërkuan që të na provokonin, pasi nuk është në natyrën time që të përdor një gjuhë të tillë”ka thënë kryetari i PD.

Njoftimi nga PD

Ditën e zhvillimit të Aktivit të degës së Partisë Demokratike, me pretekstin e mosvënies së rripit të sigurimit, policia private e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt arreston Kryetarin e PD Gramsh Elmas Harunin dhe sekretarin organizativ të kësaj dege. Ndërkohë që kriminelët, trafikantët, tutorët nderohen dhe bëjnë ligjin kudo, shqetësimi i policisë së kriminalizuar na qenkan drejtuesit politike të PD, të dy me profesionin e mësuesit. Ky është një arrestim i pastër politik dhe dëshmi e dorëzimit të policisë para krimit dhe trimërimit të saj pa arsye para qytetarit.

K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY