Një 21- vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka qënë ai autori i 7 vjedhjeve në qarkun e Elbasanit.
Armand Zani, 21 vjeç, banues në Cërrik dyshohet se pasi në datën 18 korrik vodhi një dyqan në Elbasan.
21-vjeçarit iu gjet një sasi parash, si edhe një 1 dozë heroinësh gjatë kontrolliit që policia ka ushtruar në banesë.
Zani gjithashtu dyshohet është autori i 6 vjedhje në më pak se 2 muaj.
Njoftimi i plotë:
Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë.
Arrestohet një 21 vjeçar i dyshuar si autor i vjedhjeve.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike dhe një shumë parash.
Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në sajë të një pune të mirëorganizuar u bë e mundur arrestimi i shtetasit:
• Armand Zani, 21 vjeç, banues në lagjen nr.1 Cerrik.
Ky shtetas u arrestua pasi, më datë 18.07.2018, në fshatin Kuqan, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur një sasi lekësh në dyqanin e shtetasit L.S..
Gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë si dhe një sasi lekësh
PO nga veprimet e kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimit, dyshohet se ky shtetas ka kryer disa vjedhje të tjera dhe konkretisht.
• Më datë 11.07.2018, në lagjen “Haxhias” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit E.K.
• Më datë 13.07.2018, në fshatin Trunxh, Cerrik, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.K.
• Më datë 17.07.2018, në fshatin Shtërmen, Cerrik, dyshohet se ka vjedhur një pompë vaditëse të shtetasit F.Xh
• Më datë 09.06.2018, në Belsh, dyshohet se ka vjedhur çantën e shtetases D.D., një sasi lekësh.
• Në datë 10.06.2018, në lagjen Haxhias Elbasank, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit A.Ç.
• Më datë 16.06.2018, në lagjen “Haxhias” , Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit A.T.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet, 134 e 283 të Kodit Penal./K.Balliu
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/