Universiteti Kristal i “nxin” jetën edhe infermiereve, probleme me diplomën

Universiteti Kristal i “nxin” jetën edhe infermiereve, probleme me diplomën

1565
0
Shares

Prej një kohe të gjatë Mimoza Kalaja, infermiere prej vitit 1984, nuk po gjen zgjidhje pranë Urdhrit të Mjekëve.

Ajo tregon se nuk e rilicencojnë. Infermiere është bërë pas një kursi, por në vitin 2006, me kërkesën se infermieret duhet të kenë një shkollë të lartë, u regjistruar në Universitetin “Kristal”, ku mori një diplomë, e cila po i nxjerr probleme.

“Ne jemi brezi i kurseve dy-vjeçare, por që më vonë u detyruam të bëjmë shkollën e lartë dhe i kam përfunduar studimet në 2010. Është bërë një gabim që na u dha diploma në 2008 në fakultetin “Kristal”. Ne gjithmonë dokumentet i çojmë tek Urdhri si çdo dosje tjetër dhe tek mua janë edhe gabimi që është bërë edhe i 2010-tës”, shprehet Mimoza Kalaja, infermiere.

TCH: Licencën e dytë e ke marrë me diplomën e vitit 2010, pra për 5 vjet ka qenë kjo diplomë. Dhe tani çfarë ka ndodhur?

Infermierja: Tani thotë prit se unë do pyes njëherë se me çfarë diplomë do të fus unë ty.

Ministria e Arsimit ka në dorëzim regjistrat e diplomave të “Kristalit” dhe sipas Urdhrit të Infermiereve aty bëhen verifikimet e të gjitha diplomave.

“Ne në dosje kemi dy diploma me të njëjtën numër njëra është që ka bërë Universitetin “Kristal” 2006-2008 dy vjet, dhe tjera është diplomuar në 2008 dhe diploma është lëshuar në 2010. Kemi vendosur që t’i drejtohemi Ministrisë së Arsimit me një letër dhe me kopjet e diplomave të marrim një përgjigje zyrtare, e cila nga këto diploma është e vlefshme.

Zoti. Skënderaj keni lëshuar Leje për Ushtrimin e Profesionit me diplomën e vitit 2008, më pas me të njëjtën datë e keni dhënë me diplomën e vitit 2010.

Atëherë të dyja diplomat e saj thonë që është diplomuar në vitin 2008, por kjo që është vënë në 2010 është data e lëshimit. Për verifikimet, nuk kishim udhëzues nga Ministria e Arsimit për problematikën e “Kristalit”, tha Sabri Skënderi, president i Urdhrit të Infermierit.

Deri ne vitin 2008, janë diplomuar me mijëra infermierë pranë këtij universiteti. Në atë kohë, “Kristali” hapi dege infermierie dhe ne qytete të vogla, duke përfituar nga një kërkesë e beftë e Ministrisë së Arsimit që kërkonte diplomë universitare për të gjithë infermierët./tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY