Si ndikon seksi në shëndetin e femrave dhe të meshkujve? 18 fakte...

Si ndikon seksi në shëndetin e femrave dhe të meshkujve? 18 fakte interesante!

4453
0
Shares

Seksi dhe dashuria ndikojnë jo vetëm në bukurinë por edhe në shëndetin e femrave dhe të meshkujve. Sipas pohimeve të disa personave të moshave të ndryshme të intervistuar në një studim rezulton se seksi është më efikas se kremrat e shtrenjta kundër rrudhave, madje më efikas edhe se ushtrimet në palestër, duke qenë se gjatë një raporti konsumohen të paktën 560 kalori, po aq sa shpenzohen për një orë e gjysmë stërvitje në palestër, vetëm se në këtë rast duhet pasur parasysh edhe elementi kënaqësi.

Për të mos harruar dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që ai ka në enët e gjakut, duke u bërë njëherësh edhe mjekimi më i mirë kundër depresionit. Me jetën seksuale lidhen edhe rezultatet në punë e në jetë, si pasojë e ndikimit që luan ky faktor në të gjitha problemet që kanë të bëjnë me pagjumësinë.

Studimet e fundit kanë zbuluar se ekzistojnë disa arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë jo vetëm në bukurinë, por edhe në shëndetin e femrave dhe të meshkujve.

1- Dashuria e mjaftueshme bën që femrat të duken në formë të mirë dhe me pamje të shkëlqyeshme. Shkaku kryesor, i cili ndikon për arritjen e kënaqësisë në dashuri dhe seks është, aktivizimi dyfish i sasisë së hormoneve të ostrogenit.

2- Seksi është më i bukur sesa kremrat e shtrenjta kundër rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut dhe lëkura bëhet më e lëmuar, më saktë më e nderë (më e shtrirë). Papastërtia dhe puçrrat zhduken.

3- Seksi ndikon edhe në mbajtjen e linjave të bukura të trupit. Gjatë seksit pasionant shpenzohen 560 kalori, po aq kalori sa shpenzohen për një orë e gjysmë stërvitje në palestër, por kësaj radhe shtohet edhe njëfarë kënaqësie.

4- Në shtrat zvogëlohet rreziku i ngushtimit të enëve të gjakut. Gjatë kohës që kryhen marrëdhënie seksuale, formohet hormoni që zvogëlon tensionin e gjakut.

5- Seksi ka efekte pozitive dhe përsa i përket zhdukjes së depresionit dhe shfaqet ndjenja e lumturisë dhe e kënaqësisë.

6- Nëse juve ju mundon pagjumësia, seksi para gjumit do t‘ju bëjë çudira. Është konstatuar se seksi është dhjetë herë më i mirë se sa ilaçet për gjumë ose për qetësim. Do të çliroheni tërësisht nga brengat dhe do të flini të qetë.

7- Seksi është terapia më e mirë dhe më e fortë kundër gripit. Netët e nxehta të seksit dhe të dashurisë ndihmojnë edhe në kurimin e astmës dhe të alergjisë.

8- Loja me buzë dhe me gjuhë ndikon gjithsesi në formimin e pështymës, e cila i mbron dhëmbët nga kariesi dhe gurëzat e dhëmbëve. Përveç kësaj, edhe puthjet e buta dhe të ndjeshme e stimulojnë seksin.

9- Seksi i pakëson fatkeqësitë në rrugë dhe në punë. Pas natës së mrekullueshme të seksit dhe të dashurisë së kaluar, njerëzit janë psikologjikisht më të qëndrueshëm dhe më të kujdesshëm.

10- Gjatë seksit, stërviten muskujt e barkut dhe të vitheve. Për këtë arsye zhduket stomaku, kurse vithet bëhen më të forta duke marrë një pamje të mrekullueshme. Madje, seksi mundëson edhe që të dobësohemi dhe nuk ka dietë më të mirë se seksi për t‘i hequr kilogramët e tepërt dhe të padëshiruar.

11- Sipas seksologëve, seksi dhe dashuria ngadalësojnë procesin e plakjes së parakohshme dhe kthjellojnë mendjen.

12- Nëse fitoni vetëbesimin në shtrat, edhe partneri juaj do t‘jua pranojë këtë dhe në jetë nuk do të jeni të komplikuar, pra, do të çliroheni nga të gjitha komplekset e mundshme.

13- Seksi u jep një pamje të bukur këmbëve dhe lëkurës së trupit. Nga celuliti nuk do të mbetet asnjë gjurmë, sepse sistemi limfatik është mjaft aktiv, e posaçërisht në këmbë.

14- Netët e dashurisë i zgjidhin të gjitha vështirësitë dhe këshillat nga institucionet për këshillime martesore s‘do t‘ju nevojiten fare. Bisedoni në shtrat me partnerin tuaj për gjithçka.

15- Sportistët e dinë tashmë se pas një nate të zjarrtë seksi e dashurie, trupi reagon në mënyrë shumë më efikase.

16- Seksi është me të vërtetë lloji më i sigurt e më i shpeshtë i sportit, i cili vë në lëvizje çdo muskul të trupit të njeriut.

17- Seksi-terapia më e fortë kundër infarktit të zemrës?

Mjekët kanë konstatuar se infarkti i zemrës godet në radhë të parë njerëzit që dashurohen shumë pak dhe që jetën seksuale e kanë shumë të varfër. Mirëpo, shumica e personave që pësojnë infarkt e ndërpresin jetën seksuale të rregullt nga frika e ndonjë infarkti tjetër. Por, sipas mjekëve, kjo është plotësisht e gabuar dhe e dëmshme, sepse seksi i rregullt pas infarktit, ndikon dhe e stimulon stabilizimin e imunitetit. Nëse nuk e besoni këtë, para se ta provoni, këshillohuni me mjekun.

18- Nëse doni të jeni sa më shumë tërheqës dhe joshës, arma më e sigurtë është padyshim seksi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY