Marrëveshje në shtator me Edi Ramën? Lulëzim Basha kthen përgjigjen

Marrëveshje në shtator me Edi Ramën? Lulëzim Basha kthen përgjigjen

142
0
Shares

Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryeopozotari Basha ka pritur dhe disa nga pyetjet e gazetarëve. Pyetjet ka qënë jo vetëm në lidhje me reformat, teatrin apo aktualitetin, por dhe pyetje lidhur me marrëdhëniet që kreu i Pd ka me politikanë të ndryshëm.

Një nga pyetjet që është drejtuar ka qënë në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Edi Ramën.

Gazetarja  Ambrozia Meta e ka pyetur kryetarin e PD-së nëse do të ketë një bashkëqeverisje vjeshtën e këtij viti mes tij dhe Edi Ramës.

Pyetja:A mohoni ju kategorikisht mundësinë e bashkëqeverisjes, pasi kujtojmë se të njëjtën gjë kishit pohuar edhe para 17 Majit?

Basha: Nuk ka dhe nuk do të ketë bashkëqeverisje me Edi Ramën, unë shpjegova vizionin tonë për të dalë nga kriza. Rama e ka zgjedhur bashkëqeverisësin e tij, që është krimi i organizuar. 

Ndërkohë Bashës iu drejtua pyetja lidhur me kafen e konsmuar me dy kritikët e tij Genc Ruli, i cili prej disa kohësh nuk ishte më pjesë e PD, si dhe Besnik Mustafajn.

Basha tha se takimi ishte thjeshtë një kafe miqësore.

“Ishte thjeshtë një kafe miqësore. Nuk kam gjë për t’u shtuar apo hequr fjalëve që thanë Besniku dhe Genci,” tha Basha.

Ndërsa kur u pyet  se a do të ketë ndonjë përpjekje për t’i shtrirë dorën të larguarve të tjerë si Jozefina Topalli, Astrit Patozi apo Arben Imami, kryetari i PD tha se ai është i hapur për këdo që kontribuon në shtëpinë demokratike.

Dora ime do jetë e shtrirë për këdo që do vijë të kontribuojë në këto orë kritike, qofshin ata që i takojnë historikisht shtëpisë së tyre demokratike, qofshin këta të rinj”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY